Lot në Detin e Zi/ Zemra Sanijes ka parandjenja të rënda

Të gjithë ndodhen në gjendje të rëndë shpirtërore. Nefes qan në krah të Esmasë, duke gjetur mbështetje. Mustafa vùan situatën e familjes, zonja Sanije ndonjëherë edhe me të drejtë, shprehet se i mungojnë kohët e qeta në atë shtëpi. Por edhe fëmijët po e ndjejnë shumë këtë periudhë. Jiit, zgjohet nga gjumi duke qarë me dénesë, në kërkim të babait të tij, Tahirit.

Pasi kalojnë një natë me stuhi shumë të fuqìshme, Ali shkon të kontrollojë portin. Ai merr vesh nga një punonjës aty, se askush nuk ka dal në det pasi e dinin si do ishte moti. Por, varka ‘Kaleli’ mungon. Askush nuk e di kush e ka marrë dhe ku mund të ndodhet. Ali gjithashtu e lidh situatën me pjesën e mospërgjigjes së Tahirit në telefon, madje i del i mbyllur, jashtë servisit.

Ali telefonon Mustafanë për të mësuar nga ai nëse është në dijeni të mungesës së varkës dhe zhdùkjes së çuditshme të Tahirit, por kupton që jo. Më pas telefonon Muratin, por edhe nga ai kupton se askush nuk di gjë ende, dhe ai vetë nuk ka guxim t’u tregojë asgjë për momentin. Brenda konakut të Mustafasë, sërish Asija me zonjës Sanije diskutojnë ngjarjet. Asija i thotë se tashmë e përzuri Nefesin vetë, dhe dihej se edhe Tahir do largohej. Në diskutim e sipër, Sanijes i merren mendtë dhe bëhet keq. Zemra saj, dhe e Jiitit që u zgjua duke qàrë, ndjen diçka.

Nga ana tjetër, Fikreti nuk heq dorë së ndihmuari Vedatin. Ai ka një lidhje me të, nga e cila nuk arrin të shkëputet dot. Për t’ia lehtësuar çështjet, Fikreti e zhdùk Rrustemin nga jeta tyre, dhe lajmëron Vedatin për këtë. Sakaq, Xhemil po planifikon diçka sërish për të shuar familjen Kaleli. Ai merr arkën e mbushur me àrmë dhe e fut në anijen e tyre. Familja tij, vëren ardhjen vonë në shtëpi dhe gjendjen shëndetësore jo tërësisht të mirë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*