Lòt në Detin e Zi/ Vedati ka një plan tjetër për Nefesin

Në zyrën e Xhemilit do shkojë Vedati. Ai e pyet se çfarë ndodhi me dénòncimin për àrmë në anijen Kaleli. Për fatin e tij të kéq, pòlicia nuk ka arritur të gjejë asgjë, as edhe një àrmë. Xhemil nuk arrin t’i japë shpjegim kësaj, pastaj Vedat i përgjigjet duke e vràrë në ndërgjegje. Ai i thotë se edhe nuk arrin ta kryejë një punë që ia cakton, më pas edhe kërkon bòrxh, por ai do ia japë bòrxhin,pasi ndodhet Nazari në mesin e tyre.

Avokatja Vedatit do ketë takim me Fikretin. Ai e pyet për ecurinë e ngjarjeve, për ofertën që i ka dërguar Vedati Nefesit si dhe për përgjigjen e kësaj të fundit. Ai gëzohet për reagimin dhe qëndrimin e Nefesit, dhe porosit sërish avokaten që të shtiret para Vedatit sikur ajo kryen çdo ùrdhër e kërkesë të tijën. Ai nuk duhet të mendojë për asnjë moment se nuk e ka nën kontrollin e tij avokaten, ndonëse ajo është tërësisht e bindur vetëm ndaj Fikretit.Më pas Fikreti do tròkasë në derën e familjes Kaleli. Derën ia hap zonja Sanije, e cila i thotë se askush nuk ndodhet në shtëpi pasi janë në gjykàtë për çështjen e Nefesit. Fikret i shpreh ngushéllimet për rastin që u ka rënë dhe i uron të kaluara. Më pas, sigurohet që t’i japë mësim edhe zonjës Sanije. Ai i thotë se çdo gjë, një ditë del në shesh, çdo sékret i mbajtur. Dhe se çdo veprim do të kthehet një ditë, sipas qéllimit me të cilin vepron. Dhe më pas largohet.

Dita e shumëpritur erdhi. Nefesi do vazhdojë gjyqét , në gjendje të lirë. Për këtë gëzohet e gjithë familja, dhe të gjithë me rradhë e përqafojnë dhe urojnë. Lajmin e lirimit të saj ia pércjell avokatja edhe Vedatit. Ai ka në plan që t’i lënë të gëzohen e më pas t’ua bëjnë gjémën sërish, me àrmën dhe plùmbin që kanë si provë. Vedat i kërkon që kategorikisht të mos i tregojë asgjë Fikretit, pasi ai po fut hundët tepër së fundmi. Ai nuk e di se Fikreti po e dëgjon të gjithë bisedën.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*