Lot në Detin e Zi/ Vedat thërret Fikretin ‘baba’

Fikreti mbërrin në shtëpi pas ceremonisë për Mehmet Erenin, djalin e vogël të Mustafasë dhe Asijes. Ai mëson nga rojet se Vedati nuk pranon të flasë me askënd dhe ndodhet i vetëm në dhomën e tij. Pa hùmbur kohë, Fikreti shkon pranë të birit dhe shikon që ai po tortùron veten si mungesë e Nefesit dhe Jiitit. Ai ka marrë një thìkë të cilën e mban në dorë dhe kércënon se do e démtojë veten nëse nuk ia sjell djalin.

Me lòt në sy Fikreti mundohet ta bindë që të heqë atë thìkë nga dora por Vedati nuk pranon. Edhe ai vetë qàn dhe i përgjërohet Fikretit, duke e quajtur për herë të parë ‘baba’. Kjo do trondìsë Fikretin tërësisht. Sakaq, Nefes ndodhet sërish në furgon me Jiitin. Në një moment, nga dobësia trupit si pasojë e mosngrënies së duhur, Nefesit i bie të fìkët. Ajo nuk ka më fòrcë për asgjë.

Pranë saj ndodhet Jiiti i cili do e ndihmojë të bëhet më mirë. Më pas ajo ka éthe dhe do e zërë gjumi duke ëndërruar. Gjatë kësaj kohe, Jiiti është larguar nga furgoni ku po qëndrojnë dhe del rrugëve të kërkojë për kabinë telefonike ose ndonjë person të cilit mund t’i kërkojë celularin. Duke mos gjetur kujt t’ia kërkojë celularin, Jiit ndalon në një kabinë telefonike.

Ai formon numrin e baba Tahirit, por nuk mund të përgjigjet pasi e ka të fikur. Ndaj, Jiit i lë një mesazh zanor, në të cilin i tregon se kanë nevojë për të, dhe se Nefesi është e sémurë. Sidoqoftë, Tahiri vazhdon të kërkojë, dhe tashmë në duar mban një parashutë të vogël të cilën dikur ia ka formuar Jiitit. Ky i fundit e ka ngjitur në xhamin e mëngjezores ku po punon Nefesi, si shenjë për Tahirin.

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*