Lot në Detin e Zi/ Vedat shikon në ëndërr Nefesin

Të gjithë janë shumë të emocionuar për kërkimin e dorës së Nefesit, dhe të gjithë kanë filluar përgatitjet e tyre pak e nga pak. Si Nefes, ashtu edhe Tahiri, ndonëse janë të martuar, po e përjetojnë këtë natë si të ishte hera e parë që i prezantohen familjeve përkatëse. Asija, gjatë rregullimit të flokëve të Nefesit dhe bërjes së makjazhit të saj, nuk harron të ngàcmojë edhe Berrakun, duke i përmendur Fatihin. Nga ana tjetër ndodhet Nazari. Ajo, e detyruar, shkon sërish në shtëpinë e Vedatit.

Ky i fundit po e pret në sallonin e ndenjes. Duke mos patur aspak afrimitet me të, Nazar tenton të ngjitet menjëherë për në dhomën e saj, pa u përshëndetur me Vedatin. Por, ai ka gjetur natën për t’i bërë ironi, duke u shtirur si një bashkëshort shembullor e i sjellshëm. Pasi sheh se Nazar vazhdon të jetë indiferente, ai tenton ta frìkësojë duke bértitur. Por, shumë e qetë, Nazar i thotë se vetëm një fëmijë 7 vjeçar mund të frìkësojë në këtë mënyrë. Madje, edhe ai fëmijë, duke e parë në sy, ia hedh vezën në tokë.

Tashmë të gjithë janë mbledhur në shtëpinë e Mustafa Kaleli. Djemtë janë rreshtuar, e vajzat gjithashtu. Me shumë emocion, presin që Mustafa të kërkojë dorën e Nefesit për vëllanë e tij, Tahirin. Për t’ua shtuar emocionet e për të sjellë të qeshura mes tyre, Mustafa me hoxhë Osmanin kanë menduar t’u bëjnë lojë. Ai e vonon shumë bisedën e kërkimit të dorës, duke folur mbi tema të ndryshme mbi jetën. Por, edhe pasi kërkon dorën e saj nga Osmani, ky i fundit i thotë se do e mendojë njëherë si rast.

Më pas, ato japin dorën e Nefesit, e të lumtur më shumë se kurrë, përqafohen e urohen me njëri tjetrin. Vedati, i mbushur e i mbérthyer nga vétmia, shikon në ëndërr Nefesin. Në ëndër, ajo i paraqitet e veshur me fustan të gjatë, të bardhë, duke qëndruar mbi piedestal. Poshtë saj qëndron Vedati. Me lòt në sy ai e pyet se përse nuk arriti kurrë ta donte, sado pak. Përse gjithmonë ka patur të njëjtin shikim ndaj tij, sikur po shikonte qënien më të padëshiruar në botë.Mehmet Ali Nuroglu and Irem Helvacioglu in Sen Anlat Karadeniz (2018)

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*