Lot në Detin e Zi/ Vedat mëson se Fikreti është babai tij

Fikreti qëndron i ulur përballë Vedatit të lidhur. Gjerë e gjatë, ai i tregon se ka dashur ta shpëtojë Gylin nga duart e Turgutit. Ajo kishte nevojë për një hero, ndërsa Fikreti kishte nevojë për dikë që ta shpëtonte. Fikreti ishte bërë çift me Gylin, e cila u rrémbye para syve të tij, ndërkohë që ai u qëllua. Në fillim ka menduar se mund ta kishte bërë pronari pavjonit pasi ajo kishte lënë punën aty, por më pas mësoi se ishte Turguti. Shumë vite më pas, ai ka mësuar se fëmija që ajo mbante në bark, nuk kishte qenë i Turgutit, por i Fikretit.

Për herë të parë, Fikreti pohon para Vedatit se është babai tij. Dhe ashtu siç Vedati i ka thënë ‘baba’ gjithë jetën një personi që nuk e ka pasur baba, ashtu edhe i biri, Jiiti, do thërrasë ‘baba’ dikë që nuk është babai tij biologjik. Vedat nuk dëshiron ta besojë, por Fikret largohet nga ai duke e lënë Vedatin duke qarë dhe bértitur. Sakaq, gjithë familja Kaleli si dhe Tyrkani me Xhemilin ndodhen në vizitën e tyre në bùrg. Të gjithë ngushëllojnë njëri tjetrin dhe mundohen t’i inkurajojnë.

Tahir ende ndihet fajtor që i la vajzat të veprojnë vetë dhe nuk mori dot hàk si duhej nga Vedati. Por Nefes e qetëson dhe nuk e lejon të ndihet më fajtor. Situata më e sìkletshme ndër ato persona, do jetë për Muratin dhe Nazarin. Megjithatë, të nesërmen, ato bëjnë reklamimin e ‘Gatimet e Nefesit’. Ushqimet gatuhen nga Tyrkani dhe të gjithë së bashku dalin në panair. Jiit shikon prokurorin që është pjesë e panairit dhe vendos t’i shkojë pranë.

Me disa gurabije në pjatë, Jiit i kërkon prokurorit të lirojë nënën e tij dhe gjithë vajzat e tjera. Ai i shpjegon se ajo që po i ofron, do quhej ryshfet nëse ai nuk jep paratë e gurabijeve. Ndaj i jep për ato gurabije, dhe më tepër, duka ia dhuruar kusurin e mbetur. Ai shënon emrat dhe i premton se do interesohet për to. Me të dalë nga zyra në mbrëmje, atij i jep një oficer para të lëna nga një vogëlush. Është Jiiti ai i cili i ka lënë kusurin nga paratë e dhëna për gurabijen.

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*