Lot në Detin e Zi/ Vedat kthen Xhemilin sërish nga vetja

Në spìtal, Nefesi me Berrakun mbështesin njëra tjetrën mbi situatën në të cilën ndodhen. Sapo mbërrin Tahiri, Nefes e pyet nëse ka bërë ndonjë gjë që nuk duhet në lidhje me Vedatin, gjë që do u hapte sërish më tepër pròbleme. Tahir i tregon se çfarë ndodhi dhe për ta qetësuar, i thotë se tashmë është nën pranga Vedati. Ai nuk e di se ky i fundit, ka përdorur çdo lloj të drejte dhe mungese provash, dhe ka dalë sërish nga bùrgu.

Teksa Mustafa është në rrugë, ai merr një telefonatë nga Ali. Ai i thotë për plàgosjen dhe operàcionin e Fatihut. Pa hubur asnjë minutë, Mustafa gjendet në spitàl pranë familjes së tij. Ai pyet se si ndodhi dhe gjithë mlléfin e nxjerr nga Murati. Mustafa i përmend se sa herë e ka paralajmëruar që të qëndrojë larg tyre. Pasi Mustafa qetësohet pak me mbështetjen dhe përqafimet e Tahirit, pranë tij do shkojë sërish Murati, për t’i shpjeguar ndjenjat e tij të cilat nuk ka arritur t’i kontrollojë.

Sakaq, Esma shkon pranë Asijes dhe zonjës Sanije. Sado që mundohet t’ua thotë me të qetë, reagimi tyre është i rëndë kur marrin vesh për Fatihun. Pas pak minutash mbërrin Nefesi në shtëpi, me taxi, për të hequr velin. Para se të ngjitet në dhomën e saj, ajo ndalohet nga zonja Sanije. Kjo e fundit, fajëson Nefesin për çdo fatkéqësi të ndodhur në familjen e tyre dhe i thotë se vetëm me largimin e saj që aty, do mbarojnë edhe problemet për to.

Nga ana tjetër, Vedat i shkon vizitë Xhemilit në zyrë. Xhemili e pret atë shumë keq duke i vënë duart në fyt dhe duke i kërkuar llogari për çfarë i ka bërë vajzave të tij. Por, ndryshe nga çfarë do presë Xhemili nga Vedati, ky i fundit fillon t’i qeshë me të madhe në fytyrë. Ai mohon çdo lloj kéqbërje ndaj Nazarit apo Merxhanit, dhe i thotë se qenka kthyer në një lojë për vajzat e tij. Nursim Demir and Duygu Ustunbas in Sen Anlat Karadeniz (2018)

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*