Lot në Detin e Zi/ Vedat i jep lirinë Tahirit

Nefes vazhdon të jetë në gjumë me djalin e saj Jiitin, ndërsa Tahir është zgjuar orë përpara dhe ka shkuar të ballafaqohet me Sanijen dhe Fikretin. Ky i fundit, ka dërguar një letër për Nefesin në dhomën e tyre të hotelit. Në të, ai ka sqaruar detajisht çdo gjë në lídhje me fatin e prindërve biologjikë të Tahirit, dhe si ai ka mbërritur në derën e Sanijes e është rritur aty. Çdo rresht e më tepër, Nefes loton. Fikreti i shkruan në gjuhë përgjëruese që të mos e lejojë Tahirin të largohet në toka emigrimi.

Ai premton se çështja e arràtísjes nga polícia dhe kërkimi që vazhdon ende nga shteti, do zgjidhet. Do e zgjidhë vetë Fikreti. Kur ai ka marrë Vedatin në shtëpinë e tij, i ka dhënë ilaçe dhe e ka zhveshur. Në gjendje lakuríqe, ai i thotë se mundet të zgjedhë; të dalë ashtu në rrugë ose të pranojë që të ndryshojë deklaratën në políci, duke i dhënë lirinë Tahirit, të cilën aq shumë e meriton.

I gjetur në një rrugë pa zgjedhje tjetër, Vedat mbërrin në komísariat. Me shumë mirësjellje dhe aktrim, ai jep një deklaratë tërësisht ndryshe, duke dëshmuar se ka ndodhur një kéqkuptim dhe mosmarrëveshje, pasi Tahiri nuk e ka qëlluar aspak. Políci që merr dëshminë e re të Vedatit, çuditet dhe tenton ta kundërshtojë, por, Vedat është këmbëngulës dhe bindës në fjalët e tij.

Nga ana tjetër, Tahir ndodhet me nënë Sanijen dhe Fikretin para vàrrit të personit që mendon se e ka xhaxha. Ai mëson të vërtetat nga ato të dy dhe përjeton një shokim të madh. Me lòt në sy, Fikreti i jep àrmën e tij në dorë dhe i thotë se e ka të lejuar t’ia marrë jetën, pa menduar aspak për pasojat mbrapa, pasi vetë Fikreti i ka thënë truprojave të tij që të mbulojnë çdo punë pas vràsjes që Tahiri mund të bëjë. Por Tahiri nuk e bën. Ai ka nevojë vetëm të largohet që aty.

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*