Lot në Detin e Zi/ Vajzat mbahen në bùrg për të paktën 1 muaj

Asije, Nefes, Merxhan, Nazar dhe Berrak tashmë ndodhen para gjyqtarit, duke dëgjuar Esmanë teksa i mbron si avokate. Secila prej tyre, në mendjen e vet vàjton duke kujtuar se do donin vetëm një herë të vetme të ishte ai në vendin e tyre, por nuk ia dolën. Asije ndihet në fàj ndaj të gjitha vajzave që e dha mendimin e atij plani. Ndërsa Tahir dhe Mustafa, mendojnë me vete se faji është i tyre që nuk u dolën për zot por i lanë gratë të merrnin hàk nga Vedati.

Ka ardhur momenti që gjyqtari të japë vendimin e tij. Ai shtyn takimin e rradhës për pas një muaji, dhe deri në atë moment, të gjitha vajzat do qëndrojnë nën arrést. Pas furgonit që transporton vajzat në bùrg, ndodhen të gjithë familjarët e tyre. Tahir nuk dëgjon të largohet nga gardhi që i ndàn, dhe Ali me Esmanë frìkësohen se ai do bëjë ndonjë budallallëk. Sakaq, Esma i kujton se duke qenë Nefesi në bùrg, kujdestaria i takon Vedatit, i cili nuk ka lënë gjurmë pas denoncìmit që ka bërë.

Vedatin e lajmëron avokatja tij mbi zhvillimin e ngjarjeve. Pasi ai e uron për arritjen që ka bërë, avokatja i kujton se duhet ta njoftojnë Fikretin mbi të rejat e fundit, por Vedat refuzon. Sapo futet në makinë, ajo shikon Onukun që e pret brenda, për ta dërguar tek Fikreti. Të gjithë të tjerët janë në kërkim të Vedatit para se ai të largohet bashkë me Jiitin. Por ai fillimisht mbërrin tek nënë Sanija, edhe pse Jiit nuk është aty.

Me àrmë në kokë ai e kércénon dhe arrin të futet brenda. Vedat e lidh Sanijen në një karrige, i lidh gojën dhe fillon t’i kujtojë asaj sa e bukur do ishte jeta nëse Tahiri nuk do i kishte vënë syrin gruas së tij, Nefesit. Ai largohet nga shtëpia duke i lënë gazin ndezur, që të shpérthejë. Që aty, ai shkon në shtëpinë e xhaxha Osmanit. Duke e dhùnuar fizikisht atë, merr Jiitin dhe largohet. Jiit nuk do të shkojë dhe kërkon ndihmë nga Tahiri duke e thërritur ‘baba’. Mustafa mëson nga Osmani se tashmë Vedat është larguar me Jiitin.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*