Lot në Detin e Zi/  Të gjitha vajzat arréstohen pas padisë së Vedatit

Nefes dhe Tahir veçohen nga të gjithë dhe diskutojnë mbi ngjarjet e fundit. Nefes i tregon Tahirit se njëri nga rojet e Vedatit ka telefonuar Nazarin dhe i ka thënë se i ka fshirë videot e rregjistruara natën që kanë gràbitur Vedatin. Tahir lirohet nga stresi që po mbante nga frika se çfarë po planifikon dhe çfarë mund të bëjë Tahiri. Ato shkojnë pranë Jiitit, pasi kohët e fundit e kanë mërzitur, ndonëse pa qëllim të tillë.

Për Jiitin pyet Ballëmi Asijen. Atë e ka marrë malli dhe i kërkon së ëmës që të kthehen sërish në shtëpi xhaxhai saj Tahiri me familje. Këtë dëshirë ka edhe Asija. Ajo diskuton me Mustafanë se sa i dhemb shpirti që familja tyre e dashur u nda në disa copa. Por Mustafa gjendet i pafuqishëm ndaj nënës së tij. Ai, dhe asnjëri nga anëtarët e tjerë të familjes nuk arrijnë t’ia hapin sytë Sanijes mbi padrejtësitë që po bën.

Ajo kërkon që të gjithë djemtë të kthehen sërish në shtëpi, por Mustafa i lë të dijë se sa shumë i ka mërzitur ajo, dhe më pas, së bashku me Asijen dhe Ballëmin, largohen nga shtëpia. Nga ana tjetër ndodhet Merxhani me Nazarin. Merxhan e shikon të motrën që në sy se sa ndjen ajo për Muratin. Megjithatë, Nazar është e vendosur të mos ia kthejë babasë së saj fjalën që i ka dhënë.

Të nesërmen, të gjithë ndodhen të veçuar në dy grupe. Nazar me Merxhanin në shtëpinë e tyre, dhe Nefes me Asijen e Berrakun në shtëpinë e xhaxha Osmanit. Polìcia troket fillimisht në shtëpinë e Xhemilit, të cilit i bie të fikët nga arréstimi i vajzave të tij. Pas tyre, polìcia merr nga shtëpia 3 vajzat e tjera. Nefes telefonon Tahirin për t’i treguar çfarë po ndodh dhe të mos e lërë Jiitin vetëm. Në takimin me Esmanë, si avokaten e tyre, ajo u lë të dijë se padia e Vedatit ka qenë e vërtetuar me video, si dhe ka përmendur që është dhùnuar fizikisht në shtëpinë e tij.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*