Lot në Detin e Zi/ Tariku shkàkton térror në Trabzon

Asija dhe Mustafa u takuan në evenimentin ku Tahiri dhe Nefesi arritën t’i dërgojnë me manípulím. Rastësisht, në tavolinën e tyre është edhe Asllani, shoku i klasës i Asijes. Takimi mes Mustafasë dhe Asllanit në prezencë të Asijes nuk do jetë aspak i qetë. Asija mundohet të ruajë balancën dhe Tahiri të ruajë Mustafanë. Mes tyre, Nefesin e zë më shumë strési duke menduar se çfarë mund të bëjë Mustafai nga acàrimi.

Gjatë atij evenimenti, prezantuesja fton burrat e banketit që t’u bashkohen një sfide ku kërcimtari që ia del të kërcejë deri në fund, do marrë çmimin trofe. Në atë kërcim ngríhen të marrin pjesë edhe vëllezërit Kaleli dhe Asllani. Mustafanë e zënë nervat dhe nuk ndalon së kërcyeri, duke mos pranuar t’i japë fund garës. Njerëzit fillojnë të bezdísen dhe largohen. 

Nga ana tjetër, Ferhati ka shkuar pranë Hazanit, në shtëpinë ku ajo banon me gjyshen e saj. Ai interesohet për mirëqenien e saj dhe se si kanë shkuar punët së fundmi. E mërzítur, Hazani i tregon për Melekun e cila vendosi të sakrifikojë dhe të rikthehet në shtëpinë e Genxhos për t’i qëndruar pranë nënës së saj. Ato nuk e dinë se nga larg po i vëzhgon Tariku.

Ky i fundit, telefonon shitësin e një dyqani lulesh në mes të natës. Në telefonatë, ai i thotë se dyqani i është kapur flàkë ndaj duhet të mbërrijë me të shpejtë. Pronari mbërrin me një frymë por shikon që dyqani është mëse në rregull. Kështu, Tariku i tregon se ka ardhur për të marrë lule pasi nuk po i gjente askund në atë orar. Pronari réfuzon por Tariku e kërcénon me àrmë ndàj ai detyrohet të bëjë siç i thotë. Lulet i ka marrë për Hazanin. 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*