Lot në Detin e Zi/ Tariku dhe Merxhani i dalin kundër Genxhos

Nefesi zgjohet nga gjumi në mes të natës dhe shikon që i ka ardhur momenti të lindë. Ajo zgjon Tahirin menjëherë dhe përveç tyre zgjohet e gjithë shtëpia. Të gjithë i gëzohen fëmijës më të vogël që do i shtohet familjes së tyre. Tahiri merr me vete në makinë edhe kunatën e tij, Asijen, duke e menduar si ndihmë për këto momente të síkletshme. Gjatë rrugës, polícia i ndàlon dhe i tregon se rruga është e bllòkuar.

Tahiri vazhdon të ecë, tërësisht i paníkosur derisa detyrohet të ndàlet pasi rruga është tërësisht e mbýllur. Në mes të natës, me Nefesin që bërtet nga dhímbjet dhe Asijen e tmérruar, ai mbétet pa zgjidhje. I vetmi shpëtim, është Asija. Ajo i kujton Nefesit lindjen e Mehmetit të vogël, i cili u lind në bùrg dhe Asija u ndihmua nga Nefesi. Tahiri lajmëron familjen dhe të gjithë, gjatë gjithë natës vetëm i luten Zotit për Nefesin.

Të nesërmen herët në të gdhírë, Tahiri merr në krahë të voglën e tij, Masallin. Mes lòtësh, vëllezërit urojnë njëri-tjetrin dhe më pas kthéhen në shtëpi. Tahiri lajmëron më të afërmit e tyre; Fikretin, Ferhatin, Hazanin me familjen e saj dhe xhaxha Osmanin me Esmanë e Alinë. Të gjithë mblidhen në konakun Kaleli për të shikuar beben e porsalindur, urojnë Nefesin dhe japin dhuratën tradicionale të lindjes, arin.

Nga ana tjetër, Genxho po ha mëngjes me gjithë familjen e tij rreth e rrotull vetes. Ai kërkon ende nga Tariku sjelljen qe rréptë dhe respektimin maksimal, të tepruar. Por Tariku nuk është më i njëjti. Përveç tij, edhe Merxhani reàgon dhe thotë se tashmë Tariku duhet të jetë ‘burri i shtëpisë’. Duke ruajtur veten në sy të Merxhanit, Genxho largohet. Ai nuk është në dijeni se Fikreti me Hazanin po planífikojnë arréstimin e tij.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*