Lot në Detin e Zi/ Tahiri gjen Nefesin dhe Jiitin falë gjurmëve të Jiitit

Polìcia mbërrin në derën e Kalelive, kësaj here për Mustafanë. Ato kërkojnë një tjetër dëshmi nga ai, pasi Tahiri ende nuk është gjetur dhe dyshòhet se ai mund të ketë lìdhje me të duke qenë vëllai tij. Në të njëjtën kohë, Tahiri ka shkuar pranë Fikretit. Ai gjen Vedatin i cili ka shkuar të luajë rolin gjoja se nuk di asgjë për vendndodhjen e Nefesit dhe Jiitit. Vedat dhe Tahir drejtojnë pìstoletat ndaj njëri tjetrit, të cilat ua ul Fikreti me urdhërim. Ai telefonon Vedatin pasi Vedati largohet,dhe e paralajmëron të mos guxojë të padisë Tahirin, ndryshe do e pësojë kéq.

Tahir vëren një shenjë të lënë nga Jiiti në jakën e palltos së Vedatit. Kështu, ai kupton se ato ndodhen tek Vedati. Ky i fundit mbërrin në shtëpinë e tij. Njëri nga rojet, e godét me shpùllë Nefesin. Për këtë, Vedati e dénon menjëherë. Ai i djég atij dorën në njërën nga enët e gatimit, sado që ai kërkon falje. Tahir shkon në shtëpinë e Vedatit pa hùmbur kohë. Ai gjen Nefesin duke i vënë në fyt Vedatit një àrmë të ftohtë. Të tre së bashku arrijnë të largohen që aty.

Sakaq, në shtëpi ndodhen të gjithë të mbledhur rreth tryezës duke lexuar letrën që Murati gjeti në zyrën e Mustafasë. Në letër, Fikreti ka shpjeguar detajisht se çfarë ka ndodhur dhe si ka përfunduar Tahiri tek Sanija. Sapo nënë Sanija futet në sallon, ajo shikon që të gjithë po e vështrojnë dhe kërkojnë përgjigje për letrën që kanë në duar. Si gjithmonë, ajo i shmanget përgjegjësive dhe nuk dëshiron të përgjigjet.

Nga ana tjetër, Tahirit i kthehet një nga mirësitë që ka bërë. Duke ecur në rrugë me makinë, atë e ndalon një polìc për të bërë një kontroll rutinë. Polìci që rastis në atë moment, është i njëjti që ka ndjekur Tahirin në pyll, është lénduar, dhe Tahir ka qëndruar aty për t’i dhënë ndihmën e parë. Ai e përshëndet me shumë respekt dhe i lë të largohen duke u uruar rrugë të mbarë.

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*