Lot në Detin e Zi/ Tahir zhgénjehet nga Nefesi

Tashmë Jiit, Nefes dhe Tahir ndodhen së bashku, si një familje e vogël dhe shumë e lumtur. Ato mbërrijnë në një hotel dhe me siklet kalojnë momentin e regjistrimit, pasi kartat e tyre janë fàlse. Fillimisht bëjnë dush, dhe pasi vënë Jiitin të flejë, Nefes pyet Tahirin nëse ai është i nevrìkosur me të. Tahiri i shpjegon se si është ndjerë, duke shprehur paksa zhgénjim dhe shumë habi , por jo zemérim.

Nga ana tjetër ndodhet Ali, me Esmanë dhe hoxhë Osmanin. Ali pyet Esmanë nëse Fikret mund të burgoset për krìmin e rréfyer që ka kryer para më shumë se 20 vitesh. Këtij opsioni, ajo nuk i jep shumë mundësi pasi ka kaluar një kohë shumë e gjatë. Për më tepër, Ali është i mërzìtur për çështjen e punës së tij. Ai i frìkësohet papunësisë por mundohet ta kthejë në shaka para Esmasë, që të mos e réndojë edhe atë.

Sakaq, Nazar mban mendjen tek familja saj. Ajo telefonon Merxhanin për ta pyetur se si është dhe çfarë thotë babai tyre, nëse është kthyer e pénduar apo jo. Por Xhemil vazhdon të jetë i njëjtë. Sado që Tyrkan dhe Merxhan mundohen t’i flasin, ai ka mendjen e tij. Sërish, Xhemili përsërit se nuk ka një vajzë me emrin Nazar. Merxhani, i thotë Xhemilit se Nazari telefonoi dhe pyeti për të, por ai nuk jep asnjë reagim.

Ndërsa Vedati, pas ikjes së dhùnshme të Nefesit dhe Jiitit, mbetet sërish i vetëm. Ai gjen alkòòlin si shokun e tij në këtë rast, dhe vazhdon të pijë derisa dehet. Pranë Vedatit shkon Fikretit, tek i cili ai mbështetet. Duke e parë në këtë gjendje të birin, ai qan pa ndalim dhe e merr me vetë në shtëpinë e tij. Atje, Fikreti kujdeset për Vedatin, njësoj si të ishte Vedati një bebe e vogël. 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*