Lot në Detin e Zi/ Tahir i shpëton jetën Berrakut

Tashmë jo vetëm Tahiri, por gjithashtu edhe Murati e Fatihu, për shkak të dashurisë së tyre i duhet të përballen me nënën e tyre kokëfortë dhe paksa të pandjeshme kur bie fjala tek të tjerët. Për shkak të mosmarrëveshjes me nënën Sanije, të tre djemve u mbyllet dera e konakut Kaleli. As nëna tyre nuk heq dorë nga vendimet e saj, as ato nga dashuria.

Ndërsa nga ana tjetër, Merxhani nuk heq dorë nga mlléfi që ka në zemër ndaj Vedatit. Ajo nuk e flet me asnjë nga vajzat, por brenda vetes vendos të vràsë Vedatin. Merxhan, duke ndryshuar pozicionet, është ajo që i lidh litarin në qafë Vedatit, i cili mbetet në dorë të saj. Pa e ditur se çfarë ka ndodhur brenda në shtëpi teksa ajo rregullon litarin jashtë të lidhur me makinë, ajo fillon procedurën.

Në vend të Vedatit, ndodhet Berraku e lidhur, për fat të së cilës Tahir arrin të mbërrijë në kohë duke e shpëtuar. Tahiri tashmë mëson të gjithë planin që vajzat kanë organizuar, dhe kërkon llogari nga Nefesi se si ka mundur t’ia mbajë të fshehtë diçka të tillë. Pas gjithë asaj nate të tmérrshme, Merxhan me Nazarin, Asija me Nefesin dhe Berraku, çlirojnë veten e tyre nga shqetësimi Vedatit, duke menduar se ai nuk ka asnjë provë kundër tyre.

Kështu, ato rinisin punën e gatimeve me porosi. Por, në derën e tyre do trokasë polìcia. Të gjitha vajzat janë tashmë nën arrést. Për të shpëtuar secila njëra tjetrën, ato të gjitha marrin fajin përsipër para drejtësisë së shtetit. Megjithatë, të gjitha përfundojnë në qelinë e bùrgut. A e fitoi vërtet Vedat këtë lùftë, apo gjithçka sapo ka filluar?

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*