Lot në Detin e Zi/ Tahir dhe Nefes rikthehen në konak

Esma me Alinë, të ulur së bashku në zyrën e saj, diskutojnë se si do venë punët. Ali thotë se do punonte çfarë do lloj pune që fitohet paraja me djersë e mund, por në realitet ai nuk është i aftë për asgjë tjetër veçse profesionit të polícit. Atë e bën me zemër e shpirt dhe vetëm si políc ka punuar. Për Esmanë, e rëndësishme është që të kenë para mjaftueshëm për të ngrënë një kafshatë bukë të ëmbël dhe së bashku, të tjerët nuk kanë aspak rëndësi.

Biseda tyre do ndërpritet nga një telefonatë që do vijë për Alinë. Një nga policët që ka pasur më afër kur ishte në punë, i tregon se Vedati është paraqitur në komísariat dhe ka dhënë një dëshmi gjoja se nuk e ka qélluar Tahiri por dikush tjetër. Pa pritur aspak, Ali dhe Esma shkojnë në hotelin ku janë sistemuar Tahiri me Nefesin. Ato i përgëzojnë fillimisht dhe më pas u tregojnë se çfarë ka ndodhur. Tahir nuk arrin të gëzohet dot duke menduar se ku fshihet lígësia pas kësaj.

 Sakaq, Vedat ndodhet në shtëpinë e Fikretit. Ai bën rolin e një djali të urtë që dëgjon fjalën e babait, por sërish insiston në qëllímin e tij kryesor; të marrë Nefesin dhe Jiitin e të largohen që aty. Fikret kërkon të dijë më shumë detaje që të ndalojë çdo çmenduri dhe të papritur të djalit të tij, por Vedat nuk flet më tepër. Ai thotë se duhet të mjaftohet me faktin që arriti ta detyrojë të japë dëshmi për të liruar Tahirin.

Ky i fundit vazhdon të flasë me Nefesin. Ajo i thotë që nuk duhet të ndryshojë asgjë për të dhe se familja tij vazhdon të jetë ende familja tij, ashtu siç Jiit nuk është djali tij biologjik por ky fakt nuk ka bërë asnjë dallim për të. Ashtu siç janë, ato ngríhen për të shkuar në shtëpi. Hoxhë Osmani, Berraku e të gjithë të tjerët janë mbledhur në konakun e Kalelive për të mirëpritur të dashurit e tyre të cilët kanë kohë pa i parë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*