Lot në Detin e Zi/ Ferhati shpëton Melekun në kohë

Meleku ndodhet e vetme, dhe deri në një moment të caktuar, pa telefon të ndézur. Pasi fshíhet në një vend të caktuar, ajo fshíhet dhe ndéz telefonin për t’i shkruar djalit të panjohur, nga i cili kërkon ndihmë. Në po të njëjtën kohë, edhe Nefesi diskuton me Tahirin gjéndjen e Melekut. Ajo kujton veten në vitet ku përjetonte vetëm dhunë dhe ndíhet kéq për Melekun.

Sakaq, Tyrkani vazhdon të shprehë pakénaqësinë e saj që e bija është fejuar me Tarikun. Ajo nuk ndàlon së thëni se kjo màrrëzi duhet të ndàlet pasi nuk ka kuptim. Por Merxhani dhe Xhemili e kundérshtojnë. Tashmë nuk është vetëm Xhemili por edhe Merxhani ajo që e dëshiron këtë martesë. Pas pak minutash, Tariku mbërrin në shtëpinë e tyre.

Ndërkohë, të gjithë janë të mérakosur për Melekun, por dhe për shumë e shumë vajza të tjera që ndodhen në kushtet e saj. Ato ndjéjnë detyrë morale se duhet të veprojnë. Duke prítur lajm në çdo minutë të ditës dhe natës, Hazani vendos të kalojë kohë me Ferhatin, të dy së bashku në shtëpinë e Fikretit. Ky i fundit, kùjdeset për ta kur i zë gjumi.

Gjatë kësaj kohe, Ali ka arritur të zbùlojë vendin dhe të gjitha detajet mbi personin që po shkruan me Melekun. Ai është një burrë në moshë madhore, i martuar dhe me fëmijë. Dosja e tij në políci, është e mbùshur me kríme të ndryshme. Ferhati dhe Hazani janë para kompjuterit kur Meleku i shkruan personit të panjòhur dhe ai i dërgon lokacionin. Para Melekut, në dhomën e burrit mbërrin Ferhati.   

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*