Lot në Detin e Zi/ Tahir arratìset nga bùrgu

Osmani vendos të shkojë pranë familjes së Mustafasë për t’u gjendur pranë familjarëve në këto kohë të vështira. Duke u munduar të shfrytézojë rastin, nënë Sanija pretendon se ai do i japë të drejtë që ajo ankohet dhe i vë fajin Nefesit, por do ndodhë e kundërta. Hoxhë Osmani mundohet mos ta oféndojë e as réndojë, por edhe nuk mund t’i japë të drejtë kur e ka gabim.

Sanija nuk e duron më dhe largohet për në dhomën e saj. Më pas, pranë Osmanit do vijë Nefesi, të cilës ai dhe gjithë të tjerët bëjnë çmosin për t’iu bërë ndihmë dhe mbështetje. Por jo vetëm. Edhe Nazar telefonon Muratin dhe i thotë se është aty për çdo gjë që kanë nevojë. Sakaq, në bùrg, Ali shkon pranë Tahirit i cili e ka ndàrë mendjen të mos e ndryshojë dëshminë e tij. Çfarë do që i thotë Ali, sërish është kot, ai nuk ndryshon.

E vetmja gjë që kërkon Tahiri nga Aliu, është t’i ruajë të birin mos t’ia marrë Vedati. Nga ana tjetër, të gjithë janë ndàrë veçmas duke gjetur prehje tek të dashurit e tyre, në këto momente të vështira. Fatih pranë Berrakut, e Murati pranë Nazarit. Gjatë gjithë kohës, Nefesit i kujtohen fjalët e Sanijes dhe nuk e duron në ndërgjegjen e saj që dikush të vuajë aq shumë për faj të saj. Të nesërmen herët në mëngjes, ditën kur Tahir do dalë para gjykatës, ky i fundit firmos deklaratën ashtu siç ai e mendonte, dhe jo siç i kërkoi Ali me Esmanë.

Ndërsa në shtëpi, Asija gjen letrën që Nefes ka lënë. Pa e lexuar, ajo vrapon për tek Mustafai, i cili e lexon në prani të vëllezërve dhe të saj. Sapo e lexojnë, ai i urdhëron Muratin me Fatihun që të dalin të kërkojnë për Nefesin dhe Jiitin. Asije uron Sanijen për këtë, ndërsa Mustafa lajmëron Alinë. Sapo bëhet gadi të lajmërojë ekipin polìcor, Ali kupton se Tahir do ia mbàthë. Tahiri e dinte që Nefes do largohej pasi ajo i kishte lënë edhe atij letër.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*