Lòt në Detin e Zi/ Sanije thërret Nefesin ‘bijë’

Vedat troket në derën e familjes së Nazarit. Ai e di se tashmë Tyrkani e ka marrë vesh dhùnën që ai ka ushtruar ndaj së bijës. Ajo e pret me shumë mlléf dhe kércénime, por nën buzëqeshjen irònike, Vedati i thotë se po të kishte dashur, do ia kishte thënë deri më tani Xhemilit të gjitha. Por nuk e ka bërë pasi e di se nuk do i dalë mirë, me rezultate pozitive. Ai hyn brenda në shtëpi dhe vazhdon rolin e dhëndrrit ideal duke bërë për vete çdo ditë e më shumë Xhemilin.

Sakaq, familja Kaleli po ha mëngjes. Siç e kërkojnë traditat, të gjithë mblidhen bashkë rreth sofrës së ngrënjes dhe diskutojnë ndodhitë e fundit. Mustafa shpreh lumturinë dhe qetësinë e tij me idenë se tashmë çështja me Vedatin ka mbaruar. Asija dhe të tjerët nuk janë shumë të lumtur. Ato i druhen faktit se Vedat nuk ka reaguar ende që natën kur ra zjàrr në shtëpinë e tij dhe Nefes me Tahirin morën Jiitin. Askush nuk e di se Vedat vazhdon ta telefonojë e shqetësojë Nefesin edhe pas asaj nate.

Ndërsa Vedat vazhdon në heshtje planin e tij. Ai çdo ditë zgjohet me idenë se si mund të shkàtërrojë Tahirin, dhe si të rimarrë Nefesin me djalë. Ndonëse Fikret nuk e mbështet në planet e tij, ai nuk ndalon. Së fundmi, ai shkon tek Xhemili. Sipas planit ideal të Tahirit, ai mund të mbushë më tepër me urréjtje Xhemilin për Tahirin, duke e bërë atë shkàktar të pràngosjés apo edhe vdékjes së Tahirit. Pika e tij e dobët është shëndeti Merxhanit, ndaj dhe Vedat nuk ngurron t’ia kujtojë.

Një ndër gjërat më të papritura do ndodhë. Sanija zë Nefesin të vetme në dhomë dhe i kërkon asaj të flasin. Nefes mbetet e shòkuar por pranon ta dëgjojë çfarë ka për të thënë. Sanija i bën krahasimet me Jiitin. Ajo i thotë se nuk ka asnjë problem me të personalisht, dhe se i vjen shumë keq për çfarë ka hequr, por kjo nuk e zvogëlon frìkën e Sanijes për rrezìqet që i kanòsen të birit, Tahirit. Duke qenë se është vetë nënë, duhet ta kuptojë se as ajo nuk do donte një fat të tillë për Jiitin.Ulas Tuna Astepe and Irem Helvacioglu in Sen Anlat Karadeniz (2018)

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*