Lot në Detin e Zi/ Sanija ndihmon Nefesin

Tahir do ndalojë në xhaminë e hoxhë Osmanit, ku dhe do e presë atë që të vijë. Hoxhë Osmani i tregon Tahirit se ia ka lëshuar shtëpinë dy vajzave që kishin nevojë të shkonin në universitet. Nuk kishin para ndaj dhe ai u dha shtëpinë e tij. Tahiri i premton se do e ndihmojë të gjejë një shtëpi tjetër, dhe më pas kalon në temën për të cilën ka shkuar. Ai i tregon se ka dëshirë të bëjë një dasëm të vërtetë, ta kërkojë Nefesin nga ai siç duhet, e jo siç kanë qenë të detyruar për gjyqin e kujdestarisë së Jiitit. Hoxhë Osmani gëzohet shumë dhe i thotë se është më se dakord për këtë, si dhe e uron për zemrën e madhe që ka.

Sakaq, Vedat ndodhet pranë vëlla Fikretit. Ky i fundit, me çdo veprim që bën, tenton t’i japë mësim atij, por më kot. Vedat vetëm acàrohet nga kjo sjellje. Fikreti e pyet se çfarë ka ndodhur me punën e kujdestarisë së Jiitit dhe Vedat i shpjegon. Më pas i përmend telefonatën e Rrustemit. Duke u shtirur si i paditur, Fikret e pyet se çfarë donte Rrustemi nga ai. Kështu,Vedat i thotë se donte vetëm ta mbante fjalën që i ka dhënë. Ndaj dhe Fikret i thotë ‘Mbaje fjalën ndaj Rrustemit, do e mbaj edhe une fjalën ndaj teje.’Ulas Tuna Astepe and Irem Helvacioglu in Sen Anlat Karadeniz (2018)

Vajzat në shtëpi diskutojnë idenë e Tahirit për të ribërë dasmën, me të gjithë traditat e zakonet siç e kërkojnë. Esma ankohet pse Aliut nuk i ka shkuar mendja për dasmën e tyre, por vajzat ia kalojnë me të qeshur. Ato do çuditen nga gatishmëria e zonjës Sanije për të ndihmuar në punët e dasmës. Ajo do të shkojë edhe në pjesën e hamamit, dhe të gjithë lumturohen nga sjellja saj pozitive, e më pas vazhdojnë me punët e shumta që i presin.

Ndërsa për Nazarin dhe Merxhanin punët nuk do jenë shumë të mira. Ato ndihen në faj për dëmin që i kanë shkaktuar babait të tyre, duke ndihmuar familjen Kaleli. Xhemili vjen në shtëpi, dhe këtë rrallë, ndryshe nga herët e tjera, është i qetë në të folurën e tij. Ai u thotë se e kanë lénduar, se nuk duhet ta kishin shitur babain dhe se sidoqoftë, tashmë nuk ka më kthim ajo që kanë bërë.

Mehmet Ali Nuroglu in Sen Anlat Karadeniz (2018)

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*