Lot në detin e Zi/ Sanija i kërkon Nazarit të largohet nga shtëpia tyre

Fikreti shkon pranë hoxhë Osmanit. Ai është i rénduar nga vràsjet që ka bërë në jetë, e sidomos nga më e freskëta, ajo e vràsjes së djalit të tij Vedatit. Gjendjen e tij të rénduar e shikon dukshëm edhe Osmani, i cili i flet mbi atë që ka bërë. Ai shprehet se nuk kishte përse ta ngarkonte veten edhe me këtë barrë, por duhej të kërkonte një zgjidhje tjetër.

Nga ana tjetër, është Sanija. Ajo shkon në shtëpinë e saj, më ndryshe se kurrë. Edhe familjarët çuditen dhe nuk e kuptojnë burimin e butësisë dhe mirësisë me të cilin po flet. Ajo u tregon të gjithëve për vdékjen e Vedatit, se kush e vràu dhe kush e vàrrosi. Të gjithë urojnë Nefesin që shpëtoi nga ai zùllùmqar. Sanija thekson se ajo nuk donte kurrë që të vdíste Tahiri me Sakinen, prindërit e Tahirit. Ajo thjesht ka lajmëruar babain e Sekines se ku ndodhet e bija, pa e ditur që atë bisedë po e dëgjonte Fikreti.

Sipas saj, ajo vetë ka bërë atë sjellje vetëm si frikë e përsëritjes së të njëjtës histori. Ashtu siç Fikreti vràu Sekinen dhe Tahirin pasi ishte i dashuruar me Sekinen, ashtu edhe Vedati mund të vríste Nefesin dhe Tahirin. Por në këtë rast, ndërhyu Fikreti, dhe me vràsjen e Vedatit, ai ka vràrë veten e tij të dikurshme, duke i dhënë mundësi Nefesit e Tahirit të jetojnë dashurinë e tyre.

Ajo që do i bëjë të gjithë të lòtòjnë, është Sanija e cila kërkon falje nga Nefesi. Me zemër në dorë shprehet se asaj ia ka bërë jetën më të vështirë, e sërish ishte po Nefesi që e kuptoi më tepër se të tjerët. Tahir dhe Nefes i puthin dorën Sanijes dhe e përqafojnë, duke lënë pas çdo kujtim të hídhur. Për më tepër, Sanija i kërkon Nazarit që të shkojë në shtëpinë e saj. Jo se nuk e pranon, por që të kërkojnë dorën nga familja siç duhet.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*