Lot në Detin e Zi/ Tahir arratìset nga bùrgu

Gjatë javës së ardhshme në serialin ‘Lot në detin e Zi’ do të ndiqni: Nefes shkon të takojë Tahirin i cili ndodhet në bùrg për plàgosje të réndë me téntativë vràsjeje ndaj Vedat Sajarit. Ai nuk ka shpresa se do dalë herët por i kërkon Nefesit që të mbajë amanet djalin e tyre, dhe dashurinë e tyre. Më e mérzitur se kurrë, Nefes vendos që të largohet nga shtëpia, pasi nuk mund të durojë gjithë barrën që ka mbi supe. Ajo e di se nëse largohet nga Tahiri dhe familja tij, Vedati nuk do u ngrejë më kùrthe pasi do jetë vetëm në ndjékje të Nefesit me Jiitin.

Me anë të një letre, Asije do zbulojë se Nefes dhe Jiit janë larguar, si dhe arsyet përse. Ajo shkruan se shpreson të humbasë të gjithë gjurmët që Tahir të mos e gjejë më asnjëherë. Letra do bëjë Asijen, Mustafanë dhe gjithë të tjerët të lotojnë, përveç Sanijes. Edhe pse i sheh të gjithë duke qàrë nga ikja Nefesit, ajo i krijon vetes mundësi për të folur negativisht për situatën.

Me të mësuar lajmin, Tahir arràtiset nga bùrgu. Ali me gjithë të tjerët janë në kërkim të tij, ndërkohë që Esma i bën thirrje të dorëzohet sa më shpejt kudo që të jetë. Ai shkon pranë Fikretit për të kërkuar ndihmë. Ai i shpjegon situatën dhe e vetmja zgjidhje që gjen është të sajojë një kartë false gjoja se Tahir është polìc, që të mund të lëvizë lirshëm derisa të gjejë Nefesin.

Sakaq, Jiit është i mërzitur me nënën e tij që sërish u larguar nga Tahiri. Ajo nuk ka zgjidhje tjetër veçse të gjejë një vend çfarë do për të kaluar natën. Në njërën nga strehat që ato gjejnë, Jiitit i bie nga xhepi një tapë shisheje. Ai që do e gjejë, do jetë Tahiri, i cili kupton se është afër gjetjes së dy personave që do më së shumti. Nga ana tjetër, Fatih gjen strehë tek Berraku, ndërsa Murat tek Nazari. Të gjithë shprehin veten më lirshëm se kurrë se sa u mungon Tahiri.

 

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*