Lot në Detin e Zi/ Një vajzë e re i afrohet Tahirit

Gjatë javës së ardhshme, në serialin turk ‘Lòt në Detin e Zi’ do të ndiqen këto ngjarje; Tahiri zgjohet në mëngjes për të shkuar në punë së bashku me vëllanë e tij, Mustafanë. Pa kaluar ende shumë kohë, ai kthehet për të marrë diçka të harruar në shtëpi, por gjen Nefesin të shtrirë në tokë, pa ndjenja. Menjëherë e merr dhe e dërgon në spítal, në urgjéncë. Pasi vjen në vete, Tahiri bën një bisedë veçmas me doktoreshën e cila shprehet se Nefesi dhe shëndeti saj ndodhet në rrézik.

Në mbrëmje, Tahiri largohet nga të gjithë për të qetësuar mendjen e tij, pasi sërish nuk gjen dot fòrcën për t’i treguar të vërtetën mbi gjendjen e shtatzanisë së saj. Teksa lundron në det me një varkë të vogël, atë e kapin dallgët, e hédhin pa ndjenja dhe përfundon në shtëpinë e një të panjohure. Një vajzë e re që jeton në atë shtëpi, i bëhet ndihmë Tahirit duke e ndihmuar me plàgën që i është krijuar.

Gjyshja saj, kërkon që ta bashkojë mbesën e ta bëjë çift me Tahirin, pa ditur asgjë për të.Nga ana tjetër, Nefesi dëshiron që t’i qëndrojë afër sa më shumë Tyrkanit dhe Merxhanit, duke u munduar t’u lehtësojë dhímbjen e largimit të papritur të Nazarit. Tashmë Merxhani është në dijeni të shtatzënisë së Nefesit, dhe kjo i dhémb edhe më tepër. Në prezencë të Nefesit, mu para syve të saj, Merxhanit i rrjédhin lòt nga dashuria e pamundur e Tahirit. Ajo i kërkon falje por nuk mund ta ndalë veten.

Tahiri gjendet, dhe kthehet sërish në shtëpinë e tij. Të gjithë janë të lumtur pa masë për rikthimin e Tahirit në shtëpi dhe mblidhen të festojnë. Në qendër të vëmendjes është Nefesi, për shkàk të shtatzënisë së saj. Dëshirat e saj kanë filluar të jenë nga më të çuditshmet. Gjatë gjithë kohës, ajo kërkon ushqime të ndryshme, shpesh të pamundura të gjenden në atë moment.

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*