Lot në Detin e Zi/ Nënë Sanija thërret Nefesin ‘bija ime’

Asija me Nefesin vazhdojnë të jenë pranë njëra tjetrës, në mes të natës, duke pritur ardhjen e Tahirit. Përpara tyre ndodhet kompjuteri, i cili i bën të dyshòjë se burrat mund t’ua ‘drédhin’ në rrjete sociale. Asija tregon kodin dhe Nefesi e hap kompjuterin, por nuk gjendet as videoja e asgjë tjetër. Pasi bëjnë shaka me njëra tjetrën ku Asija mburret si investigatore tràdhëtish, ajo bie të flejë ndërsa Nefes nuk mundet pa ardhur Tahiri.

Tahiri ndërkohë ndodhet ende pranë Fikretit. Ky i fundit i kërkon leje që ta lejojë të pastrojë sadopak mëkatet dhe punët e písta që i biri tij, Vedati, ka bërë dikur. Ai kërkon të jetë pranë Nefesit dhe Jiitit, jo vetëm moralisht por edhe ekonomikisht, duke e parë si trashëgimtarin e vetëm të gjithë pasurisë që ka. Tahiri çuditet dhe kërkon të dijë përse gjithë kjo përkujdesje, dhe me shumë butësi, Fikreti i kujton se sido që kanë shkuar punët, Jiiti është nipi tij, i vetmi familjar i mbetur i Fikretit.

Pas mirëkuptimit ndaj Fikretit, Tahiri niset për në shtëpinë e tij. Ai shikon Nefesin që e pret në derë, me lòt në sy, e frikësuar për mungesën e Tahirit në shtëpi. Ai detyrohet të génjejë për të mos e shqetësuar me videon e Vedatit, dhe shprehet se kishte shkuar pranë bregut të detit për të bértitur me të madhe nga gëzimi. Gjatë gjithë natës, ai shikon màkthe dhe nuk arrin të flejë mirë, derisa zgjohet nga thirrja për faljen e mëngjesit. Tahiri gjen momentin për t’iu lutur Zotit më me zemër se asnjëherë tjetër.

Të nesërmen në mëngjes, nënë Sanija ngrihet e para dhe u përgatit ngrënjen e mëngjesit. Mustafa vëren Tahirin që nuk është në humor të mirë dhe madje vetë Tahiri i kërkon të vëllasë që të flasin veçmas. Pasi i tregon si qëndron puna, Mustafa shprehet se nuk ka aspak pse të shqetësohet sepse një gjë e tillë nuk mund të ndodhë. Ndërsa për Nefesin ndodh diçka shumë e bukur. Nënë Sanija e thërret atë ‘ bija ime’.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*