Lot në Detin e Zi/ Nefesi sémuret nga mosngrënia

Pasi del nga spitali dhe mëson që Nefes është arratìsur, dhe askush nuk di për vendodhjen e saj, Vedati bëhet shumë keq. Ai ndodhet në shtëpinë e të atit, Fikretit, dhe duke e quajtur për herë të parë ‘baba’, Vedati kërkon ndihmë nga ai. Vetëm që t’i gjejë Nefesin. Ai i vë vetes thìkën në fyt dhe me lòt në sy i thotë të atit që nuk mund të jetojë pa praninë e Nefesit ose duke menduar që ajo është keq apo në rrezìk.

Vetë Nefesi po sakrifikon edhe ushqimin e vetes vetëm për të mbajtur Jiitin mirë dhe për të qëndruar larg familjes Kaleli. Asaj i bie të fìkët nga uria dhe sémuret. Për të do kujdeset Jiiti, i cili sigurohet që gjithmonë të lërë një shenjë që Tahiri t’i shohë e t’i ndjékë. Ali arrin të gjejë furgonin në të cilin po qëndrojnë Nefesi me Jiitin. Ai i kërkon asaj që të thërrasë Tahirin pranë vetes, e ta dénoncojë në polìci. Kjo sepse sa më shpejt të gjindet, aq më lehtë do e ketë dënìmin.

Tahiri ndërkohë vazhdon kërkimet e tij pa u ndalur. Ai mbërrin edhe tek furgoni, por Nefes me Jiitin i fshìhen. Pas mundimeve të tjera, ai arrin t’i gjejë dhe i merr që aty. Me ndihmën e Fikretit ato shkojnë në një shtëpi që e ka ndàrë për ta. Policia mbërrin pasi Nefes ka dénoncuar Tahirin. Adresën e kësaj shtëpie e dëgjon edhe Vedati i cili mbërrin pas polìcisë duke gjetur Nefesin me Jiitin të vetëm.

Nga ana tjetër ndodhet pjesa tjetër e familjes Kaleli. Murati ka fillluar ta lëshojë veten nga gjithë pròblemet e njëpasnjëshme që kanë përjetuar, dhe tashmë kërkon me ngulm Nazarin. Ai mbërrin në shtëpinë e kësaj të fundit dhe i kërkon dorën për martesë nga e ëma. Sado që Tyrkan dhe Nazar mundohen ta largojnë, ai e merr Nazarin pa dëshirë dhe e dërgon në shtëpinë e tij.

 

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*