Lot në Detin e Zi/ Nefesi rikthen Asijen në shtëpi

Nefesi nuk lodhet së foluri me Asijen duke u munduar që ta bindë se duhet të kthehet në shtëpi. Ajo i jep të drejtë por e shikon shumë të tepërt që të largohet nga shtëpia për diçka të tillë. Së paku, të kthehet në shtëpi dhe atje të vazhdojë t’i mbajë qëndrim Mustafasë e të mos pajtohet, por jo duke qëndruar larg. Largësia nga shtëpia nuk prék vetëm Asijen dhe Mustafanë por edhe Erenin dhe familjarët e tjerë.

Duke dashur vetë por edhe duke mos ia príshur dëshirën Nefesit, Asija vendos që të rikthehet në shtëpi. Nefesi lajmëron Tahirin menjëherë, i cili ndodhet pranë Mustafasë. Ky i fundit térbohet nga gëzimi. Para se të shkojnë në shtëpi, Mustafa merr një tufë me lule për Asijen, por ajo nuk reagon aspak, as ndaj luleve dhe as ndaj Mustafasë. Situata e Asijes dhe Mustafasë, diskutohet edhe mes Alisë dhe Esmasë. Ali i bën gròpën vetes duke mbajtur anën e burrit.

Në mbrëmje, të gjithë janë të mbledhur në konakun Kaleli. Me në krye xhaxha Osmanin, të gjithë mundohen të bindin Asijen se po e tepron gjithë këtë tòrturë ndaj bashkëshortit vetëm për një kod të ndryshuar. Mustafa i lë të dijë se si ndodhi situata që iu desh të ndryshonte kodin, dhe madje i tregon se kodi i ri është data e përvjetorit të martesës. Me imponimin e të gjithëve, Asija pajtohet sërish me Mustafanë.

Tahiri sakaq, ka filluar të bindet nga Fikreti mbi lojën e Vedatit, pasi ai ka kontrolluar gjithë dokumentat mjekësorë të Vedatit dhe asnjëherë nuk ka rezultuar i sémurë. Edhe nëse do kishte qenë, Fikreti thotë se ai nuk do e linte veten pa u shëruar. Ndaj, nuk ka përse të shqetësohet. Para se të flenë, Tahiri me Nefesin studiojnë që ajo të mund të marrë gjimnazin. Në mes të natës, Nefesi ka dëshira të çuditshme për shkàk të shtatzanisë dhe Tahiri me gjithë vëllezërit e tij dalin në kërkim.

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*