Lot në Detin e Zi/ Nefesi i fríkësohet të ardhmes së Jiitit

Meleku ndodhet në dhomën e saj kur Genxho i tròket dhe i kërkon që t’i shkojë në zyrë pasi ka çështje për të folur me të. E bezdísur, Meleku shkon në zyrë dhe ai fillon t’i përmendë gjendjen e Nilyferit, duke e cilësuar atë si një person që është në límit për t’u kthýer në një të sémurë mendore e cila do ketë nevojë të shtríhet në një spítal psíkíatrík. Meleku nuk e pranon kurrsesi dhe largohet e àcàruar.

Ndërkohë, në konakun Kaleli të gjithë po darkojnë për herë të parë së bashku me Mustafanë, që prej ditës kur atë e débuan. Ai vëren se Tahiri dhe Nefesi nuk janë si gjithmonë. Fillimisht Nefesi del jashtë me të shpejtë dhe pas saj menjëherë Tahiri. Ajo i tregon se fríka më e madhe që një grua e dhùnuar ka, është léndimi i fëmijës nga skénat e dhùnshme që shikon. Për këtë, ka fríkë se ndoshta një ditë Jiiti do ‘shpérthéjë’ si pasòjë e gjithë traùmave me të cilat është rritur.

Mbrëmjet e fríkshme kanë filluar edhe në shtëpinë e Tylinit, nxënëses së vogël. Në derën e tyre mbërrin sërish Kudreti, babai saj. Sapo Tylini nis të qàjë, pas Kudretit ndodhen dy djem, të dërguar nga Fikreti dhe Ferhati për ta marrë atë. Kudreti shikon që situata tij është në gjendje rrezíku dhe mundohet t’i mposhtë me fjalë duke u përmendur burrërinë. Me këtë shkas, Ferhati i kujton se burrëria nuk tregohet duke i ngritur dorën femrave, aq më pak fëmijëve.

Me dhùnën që i ushtron, Ferhati i lë të dijë se në rast se do i shkojë sërish në shtëpi Tylinit dhe të ëmës, atëherë nuk do e lërë me kaq. Nga ana tjetër, Genxho dhe Tariku kanë mbërritur në shtëpinë e Xhemilit. Tyrkani vëren që Nilyferi mungon dhe kjo ia shton dyshímet për Genxhon. Ndërsa Merxhani, shokon Tarikun kur i tregon historitë e saj me vetvràsje dhe me Vedatin, ndaj ia bën të qartë që atë nuk mund ta fríkësojë me asgjë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*