Lot në Detin e Zi/ Nefesi falënderon nënë Sanijen

Jiit qëndron tashmë në familjen e tij, rrethuar nga xhaxhallarët dhe gjysh Osmani. Ai u tregon atyre detajisht dhe me imtësi të gjithë rrugëtimin me nënën e tij, Nefesin, se ku kanë ndenjur dhe çfarë kanë bërë. Të gjithë krenohen me qëndrimin e Jiitit dhe faktin që ka punuar për t’i dërguar supë nënës së tij kur u sëmur. Më pas, Mustafa, për të ngàcmuar vëllezërit e tij, e kthen situatën tek Fatih dhe Murati duke i quajtur dembela.

Sakaq, Nefes po kalon kohë duke u çmallur me Asijen. Kjo e fundit, i thotë se do ishte shumë gjë e bukur nëse edhe Nefes me Tahirin do kishin një tjetër fëmijë. Ato do i rrisnin të gjithë së bashku, në harmoni dhe lumturi. Më pas, nënë Sanija hyn në dhomë dhe i kërkon Nefesit që ta shoqërojë në dhomën e saj. Me zemër në dorë, nënë Sanija flet para Nefesit gjithë çfarë ka ndodhur që ditën e parë kur i sollën Tahirin në derën e shtëpisë.

Nënë Sanija shprehet se ajo nuk ka mundur t’ia kthejë shpinën një fëmije të pafajshëm që i ka ardhur në derë, edhe pse mund të ketë qenë shumë e ashpër me ardhjen e Nefesit. Kjo e fundit thotë se e kupton më së miri, dhe madje e falënderon. Ajo ndihet me fat që Sanija nuk e ka kthyer Tahirin, dhe Tahiri është bërë heroi dhe shpëtimtari i jetës së saj dhe të djalit, Jiitit.

Nga ana tjetër, Tahir del nga gjykata, bashkë me Esmanë. Ai ka firmosur çdo letër që duhet dhe tashmë është zyrtarisht i lirë. Ali po i pret me ankth jashtë gjykatës dhe ato të dy gjejnë momentin për të bërë shaka me të. Ali e merr me mérzi këtë shaka dhe u hídhërohet.Më pas vetë Esma hídhërohet që Ali reagoi ashtu për një shaka të vogël. Ndërsa Nazari, ka gjetur një kohë kur nuk është babai saj Xhemili në shtëpi, dhe ka shkuar të takojë nënën me motrën.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*