Lot në Detin e Zi/ Nefesi dhe Tahiri do bëhen sërish prindër

Mustafa dhe Tahiri ende nuk kanë mbërritur në Trabzon pas udhëtimit të tyre në Stamboll. Në shtëpi ndodhet Asija me Nefesin dhe kjo e fundit shpreson të jetë shtatzënë sa më parë. Me të hyrë në shtëpi, ajo bën testin e shtatzënisë dhe rezulton pozitiv. Asija e shpërndan lajmin menjëherë tek të gjithë të afërmit e tyre të dashur, dhe përgatisin një surprizë për Tahirin. Ai mbërrin në mbrëmje me Mustafanë në shtëpi dhe priten nga e gjitha familja së bashku.

Të gjithë emocionohen dhe gëzohen shumë nga lajmi, veçanërisht Tahiri. Gëzimi tij është me lòt, në dhomë, pranë të dashurës së tij Nefesit. Ai shprehet shumë i lumtur se do bëhet baba, sërish. Edhe nga ana tjetër ndodhet Asija me Mustafanë. Ato diskutojnë se si rròdhën ngjarjet dhe i gëzohen faktit që u bënë sërish familje. Tashmë të gjithëve u qesh fytyra dhe nuk kanë përse jetojnë me fríkë dhe strés nga Vedati. Më pas, Asija e ngàcmon sërish mbi udhëtimin në Stamboll dhe zërin e femrës në televizor.

Sakaq, Tahiri zgjohet në mes të natës pasi ndjenjat e tij janë shumë të mëdha dhe nuk i kontrollon dot. Ai shkon në kuzhinë për një gotë ujë por gjen një zarf ku shkruhet se është vetëm për Tahirin. Ai hap zarfin, nxjerr CD-në që ndodhet në të dhe e vendos në kompjuter. Aty shikon Vedatin dhe gjithë rréfimin e tij mbi rrézikun që i kànoset jetës së Nefesit nëse ajo lind fëmijë tjetër. Tahiri largohet në mes të natës nga shtëpia, për të kërkuar llogari nga Fikreti.

Edhe Nefesi zgjohet nga gjumi, pasi dëgjon rénkimet e Jiitit në gjumë. E shqétësuar, ajo shkon pranë të birit dhe e zgjon me të butë nga màkthi që po shikon. Jiiti i tregon se është frikésuar shumë nga Vedati në ëndërr dhe nga ideja se do vijë t’i marrë sërish, por Nefesi i premton atij se Vedati nuk do i shqetësojë më kurrë. Më pas, ajo ulet në sallon dhe shikon që Tahiri është larguar e ka lënë telefonin në shtëpi. Ajo përjeton fríkën e idesë se Tahiri nuk e do këtë shtatzëni dhe është larguar i mérzitur. 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*