Lot në Detin e Zi/ Nefes pret një fëmijë nga Tahiri

Nefes, së bashku me Asijen dhe pjesëtarët e tjerë të familjes, po présin ardhjen e Mustafasë dhe Tahirit, duke u përgatitur atyre surprizë. Sapo hynë në sallon, ndizen dritat dhe të gjithë présin reagimin e Tahirit, kur Jiit i thotë se atij po i vjen një vëlla ose motër. Nefes është shtatzanë. Tahir çméndet nga gëzimi. Edhe Mustafa e gjithë të tjerët gëzohen pa masë dhe urojnë njëri tjetrin për këtë gjë kaq të bukur që u erdhi në jetë. Tahiri shprehet se është pafund i lumtur që po bëhet baba për herë të dytë, duke e konsideruar Jiitin si djalin e tij.

Por duket se lumturia e Tahirit nuk do mund të jetë dot e plotë. Ai gjen një USB, në të cilën ndodhet një video e regjistruar nga Vedati vetë. Ai ka lënë një mesazh për Nefesin dhe Tahirin, që ta kenë si ‘surprizë shòkuese’ pas vdékjes së tij. Në video thuhet se, gjatë atyre viteve që Vedati ka dhùnuar Nefesin dhe e ka detyruar të bëjë dy herë lindje natyrale në kushte aspak normale, Nefes ka marrë një sémundje për të cilën nuk është në dijeni. Kjo sémundje, e ndalon Nefesin të përballojë një tjetër shtatzani. Nga hídhërimi, Tahir nuk arrin dot t’ia thotë Nefesit.

Pas disa ditësh, Tahirit dhe Mustafasë u del një punë në Stamboll, qytet të cilin e kanë shumë larg vendlindjes së tyre, ndaj u duhet të kalojnë natën atje. Nefes dhe Asije bëhen shumë xhéloze pasi nuk janë mësuar të kenë burrat larg tyre, në një vend të panjohur për ta. Ato vendosin që të qëndrojnë gjithë natën zgjuar, për të kontrolluar bashkëshortët e tyre se ku janë e me kë ndodhen.

Nga ana tjetër, do ketë edhe një tjetër lajm të gëzueshëm përveç shtatzanisë së Nefesit. Pas vdékjes të së birit, Fikreti ka proceduar me të shpejtë për të gjetur vendin ku mbahet nëna e Berrakut. Ajo është marrë péng nga Vedati që prej një kohe të gjatë dhe askush nuk dinte më diçka rreth saj. Fikret ka arritur ta gjejë, dhe shkon pranë Berrakut për t’i dhënë lajmin e gëzueshëm. Për herë të parë pas dhjetëra muajsh, Berrak dëgjon sërish zërin e nënës së saj.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*