Lot në Detin e Zi/ Nefes i tregon Vedatit trimërinë e saj

Vedat paralajmëron Nazarin që të mos bëjë më rolin e vajzës trime që flet çdo gjë pa menduar aspak. Ajo bie dakord të mos i flasë më rëndë, por gjithashtu i lë të dijë se e ëma ia ka parë shpinën plot shenja dhùne të rëndë. E vetmja arsye që ajo e ndaloi të ëmën që të mos i tregojë Xhemilit, është se po pret që Vedat të sjellë doktorin për përmirësimin e Merxhanit.

Jiiti bashkohet me Nefesin dhe së bashku nisen për në shtëpi. Të gjithë po i presin në oborr, me merak e me mall. Ato i shprehin shqetësimin që kanë pasur dhe e mirëpresin me zemër të madhe në shtëpi. Sakaq, Vedat ka shkuar tek Fikreti. Atij nuk i besohet se ia ka dhënë Jiitin Tahirit. Fikret i thotë se djali ka shkuar atje ku përket, pranë nënës së tij, ndaj dhe kjo s’ka vend për diskutim. Teksa Vedat largohet, Fikreti thotë me vete se Vedat e paska hùmbur të birin me kohë.Image result for sen anlat karadeniz 27 bolum photos

Që aty, Vedat niset me furi për në shtëpinë e familjes Kaleli. Të gjithë ndodhen në oborr. Ai thërret të birin por Jiit fshihet pas Tahirit duke kërkuar mbrojtjen e tij. Nefes i del përpara duke i thënë se tashmë nuk ka frikë nga ai dhe se mund ta shohë mu në sy, se ai mund të bëjë çdo gjë por kurrsesi nuk do mund të ndajë dashurinë mes saj dhe Tahirit. I xhìndosur, Vedat largohet për të shkuar sërish tek Fikreti.

Ndërsa Nefesi me Jiitin do bëjnë një bisedë të veçantë, ndryshe nga ato të çdo here tjetër. Ai ka dëgjuar Ballëmin që thërret Mustafanë ‘baba’, ka dëgjuar Nefesin t’i thotë hoxhë Osmanit ‘baba’, por ai vetë nuk e ka provuar kurrë. Më pas i tregon mbi ëndrrën që ka parë, duke i thënë Tahirit ‘baba’. Këtë e dëgjon Tahirin dhe hyn në dhomë por nga turpi që ndjen, Jiit fshihet nën batenije.

Image result for sen anlat karadeniz 27 bolum photos

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*