Lòt në Detin e Zi/ Nefes e humb kontrollin me Jiitin

Nefesin e telefonojnë nga shkolla e Jiitit. Mësuesja kërkon që ajo të shkojë të marrë djalin nga shkolla pasi ai është ngatèrruar me një nga fëmijët e tjerë të klasës së tij. Të shqetësuar, Nefesi me Tahirin nisen menjëherë për në shkollë. Ato marrin Jiitin që aty dhe shkojnë pranë bregut të detit për të folur. Gjatë bisedës, Nefes me zor arrin të bëjë Jiitin të flasë e të tregojë arsyen përse është zënë. Më në fund ajo e merr vesh. Shkaku ka qenë se shoku i ka përqeshur mënyrën se si ai ka bërë një avion nga letra. Jiit nuk e ka duruar që ai ta tallë dhe e ka gòditur.

Shqetësimi Nefesit do jetë shumë i madh. Ajo e humb kontrollin duke i folur e këshilluar Jiitin, derisa Tahir e tërheq të flasin veçmas. Ajo i shpjegon se ka shumë frikë se fakti që Jiit është rritur duke parë dhunë, do e bëjë atë një person të dhùnshëm. Por Tahir e qetëson dhe më pas i shpjegojnë me të mirë Jiitit se përse nuk duhej vepruar ashtu. Pastaj, Tahir telefonon Mustafanë dhe i fton në piknik familjarisht.Image result for sen anlat karadeniz 25 bolum

Sakaq, Tyrkan, si rrallë herë, shkon në zyrën e Xhemilit. Asaj nuk i pritej derisa Xhemili të shkonte në shtëpi dhe t’i shprehte hallin. Tyrkan i kujton atij se nuk është aspak normale që Vedat thuajse po e fsheh Nazarin nga ata. Sa herë që ajo kërkon të takojë të bijën ose të flasë me të, Vedat ka një justifikim, që nuk e lejon Tyrkanin t’ia dëgjojë zërin së bijës e as t’ia shohë fytyrën.

Mit’hat mbërrin në oborrin e familjes Kaleli. Ai ka marrë disa të dhëna se Mustafa është takuar me Vedatin, dhe që në atë moment Vedat është zhdùkur dhe makina tij ka mbetur në vendin e takimit. Ai kërkon të dijë nëse Mustafa i ka bërë gjë dhe t’ia tregojë këtë në kohë, pa ndodhur ndonjë dramë e madhe, por Mustafa nuk do tregojë asgjë në lidhje me të.Image result for sen anlat karadeniz 25 bolum

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*