Lot në Detin e Zi/ Nazar merr Merxhanin në shtëpinë e saj

Xhemil dhe Tyrkan së bashku me Merxhanin janë në tryezën e mëngjesit. Tyrkan pret që t’i vijë edhe Nazari. Ajo vjen dhe ulet në tavolinë me to. Gjatë ngrënies së mëngjesit, Xhemil e pyet nëse fjalët që janë thënë mbi dhùnën e Vedatit ndaj Nefesit janë të vërteta apo jo. Kjo nuk i intereson atij për të ditur mbi Nefesin, por për të ditur mbi vajzën e tij nëse është në duar të sigurta apo jo. Nazar mohon të ketë përjetuar qoftë edhe një herë të vetme dhùnë nga Vedati.

Sakaq, Vedati telefonon Fikretin, për t’i bërë të ditur planet që ka. Ai ka shkuar në Stamboll dhe i ka dhënë urdhër avokates që të bëjë çmosin që të marrë ai kujdestarinë e Jiitit. Në këtë mënyrë ai do tërheqë pas vetes Nefesin,duke e rrémbyér atë bashkë me djalin, në një vend ku Tahiri nuk do arrijë kurrë t’i gjejë. Sipas Vedatit, me kalimin e kohës do shuhet edhe dashuria Nefesit ndaj Tahirit.

Nga ana tjetër, Nazar shpenzon kohë vetëm me motrën e saj Merxhanin. Kjo e fundit, ka një surprizë shumë të madhe për të motrën, ajo do i tregojë që tashmë mundet të lëvizë gishtat e këmbës, një shenjë kjo shumë e madhe për përmirësimin e shëndetit të saj. Duke marrë shkas edhe nga largimi Vedatit për në Stamboll, Nazar i kërkon leje nënës së saj që të marrë Merxhanin në shtëpinë e saj.

Ndërsa Tahiri vazhdon të jetë gjithë kohës i frikësuar për shëndetin e Nefesit. Ai kërkon nga Mustafai që të mos shkojë në punë, me qëllimin që t’i qëndrojë afër Nefesit gjithë kohën. Mustafa pranon por Nefesi ajo. Ajo e përcjell për në punë Tahirin së bashku me Mustafanë, dhe vendosin që në mbrëmje të thërrasin Fikretin t’u bashkohet në darkën e tyre, për ta falenderuar për Jiitin.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*