Lot në Detin e Zi/ Nazar largohet nga shtëpia me Muratin

Me t’u larguar të gjithë, Nefes dhe Jiit mbesin vetëm me Vedatin. Jiit godet me gur në kokë Vedatin për ta larguar atë që aty. Sapo Vedat bëhet gadi t’i marrë e të largohet, pranë tyre mbërrin polìcia. Ato marrin Nefesin dhe Jiitin duke i shpëtuar nga Vedati. Ky i fundit shkon sërish pranë Fikretit. Ai ténton ta léndojë Fikretin me marrëdhënien ‘baba-bir’ por Fikret i kujton se edhe djali tij thërret ‘baba’ dikë tjetër, madje që e do shumë.

Ai i thekson se nuk po lùfton me Nefesin as Jiitin. Vetë Vedati po lùfton me dashurinë si ndjenjë.  Nga ana tjetër, Sanija i tregon Asijes që ka shkuar në derën e Xhemilit dhe i ka treguar të gjitha. Ajo e kritikon për çfarë ka bërë po nuk mund ta ndalojë. Ndërkohë Xhemili ka mbërritur në zyrën e Mustafasë, dhe e paralajmëron për herë të fundit që ta mbajë Muratin larg Nazarit. Sakaq, Murati ka trokitur sërish në derën e Nazarit.

Tyrkani e pret me àrmë në dorë por ai nuk largohet që aty pa Nazarin. Ai i thotë se është më dakord t’ia marrë jetën pasi nuk do péndohej aspak. Nazar zgjedh të shkojë me Muratin. Ajo i kërkon Muratit që të mos e mérzisë asnjëherë, pasi janë të sigurtë se të tjerët do i mérzisin shumë pasi nuk janë dakord.  Ndërsa Ali nuk arriti ta bindte Tahirin të dorézohej.

Ai nuk arriti as ta qéllonte. Ato të dy ulen poshtë një peme dhe diskutojnë si do vejnë punët. Ali tenton t’ia hapë mendjen duke ia treguar pak a shumë si do jetë situata për të nëse ikën në Rusi me Nefesin. Edhe atje do jetë i kërkuar nga polìcia. Duke punuar fshehtas shtetit do arrijë me vështirësi të sigurojë bukën e gojës, për më tepër që shpenzimet do rriten me shkollën e Jiitit dhe gjithë pikat e tjera të jetës që kërkojnë investim parash.

 

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*