Lot në Detin e Zi/ Nazar i përplas të vërtetën në fytyrë Vedatit

Murat dhe Fatih do kalojnë disa momente së bashku në oborrin e shtëpisë së tyre. Ato diskutojnë se si shkuan gjërat, se sa të fortë ishin të gjithë së bashku ndaj planeve dashàkeqase të Vedatit etj. Murat i kërkon Fatihut që ai të shprehet me të, t’ia thotë se çfarë ka në zemër, se çfarë ndjen e mendon për Berrakun. Por Fatih është i pashpresë. Ai mendon se Berrak as që ia hedh sytë. Ndërsa Murati i kujton atij se ai e ka shpétuar nga Vedati dhe e ka sjellë në shtëpi, ndaj dhe quhet héroi saj.

Gjithashtu edhe dy motrat po kalojnë kohë bashkë. Merxhan e pyet nëse ajo është e dashuruar me Muratin, dhe për herë të parë, Nazar pohon me gojë se është shumë e dashuruar pas tij. Ndaj, Merxhan e këshillon që t’i telefonojë. Fillimisht ajo réfuzon por më pas e telefonon. Dhe të dy e dinë se janë shumë të dashuruar me njëri tjetrin. Të nesërmen ajo shkon tek Vedati. Ai merr ta ngàcmojë e frikésojë, por do shohë një Nazar tjetër.

Nazar i thotë Vedatit se për të qenë gruaja tij, duhet të jetë gruaja më e ulët në botë. Ai nuk arrin të mbajë njerëzit në një formë tjetër veçse me armë e kércénime. Por ai ka një problem tjetër. Faktin që ajo ka qenë pjesë e prishjes së planit për fundosjen e Kalelive. Ajo i ka treguar Muratit për àrmët që i kanë futur në anije dhe kështu ata kanë shpëtuar. Por edhe Nazar nuk e mohon. Ajo thotë se e ka bërë pasi kjo ishte e drejta, e duhura. Dhe largohet duke i thënë se nuk i frikésohet atij aspak.

Të njëjtën temë do flasë edhe Xhemili me Merxhanin. Ai e pyet se përse e tràdhëtoi, përse e shiti babanë e saj. Megjithatë, nuk e lë as që të përgjigjet. Ai me këtë i lë të dijë se ndihet shumë i lénduar nga e bija dhe se e ka démtuar shumë atë. E më pas ngrihet dhe ikën. Kjo do rëndojë në ndërgjegjen e Merxhanit. Edhe persona të tjerë nuk ndihen mirë. Një nga ato është zonja Sanije. Ajo qëndron e mbyllur në dhomë, me fotografi në dorë, duke i kërkuar falje dikujt me emrin Sakine.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*