Lot në Detin e Zi/ Mustafai i lutet Tahirit

Në mes të natës, teksa Tahiri po fle pranë Nefesit, ai zgjohet nga një sms. Mustafai e lajmëron se ndodhet jashtë portës së shtëpisë, ndaj Tahiri ulet menjëherë pranë tij. Fillimisht Tahiri e kundérshton kur Mustafai i kërkon që të hyjë e të flejë brenda në dhomën e tij, por më pas e lejon të shpjegohet se si shkoi puna e mesazheve me Asijen. Pasi Mustafai i tregon, Tahiri qesh dhe sërish e lë të vëllanë jashtë, duke u futur vetë brenda në shtëpi.

Sakaq, Tariku mbërrin pranë Ferhatit dhe Hazanit, duke qenë shumë xhéloz për afrimitetin e tyre. Për ta lénduar Ferhatin, ai i kujton Zejnebin, duke e akùzuar Ferhatin se gjòja e ka vràrë atë në muajin e 9 të shtàtzànisë, pasi ka menduar se e ka tràdhtùar. Më pas, ai përmend që është i dashuruar pas Hazanit dhe për këtë arsye nuk dýshon se Ferhati mund të ketë gjë me të, pasi duhet ta konsiderojë Tarikun si vëlla. Ai largohet që aty pas grùshteve të Ferhatit.

Ndërkohë, në shtëpinë e Genxhos, situata është përkéqësuar. Ai ka mësuar nga shérbëtorja, Hylja, se Nilyferi nuk po i merr ilàçet, se ajo ka héqur dorë fshéhurazi, pa i treguar askujt veçse të bijës, Melekut. Ndaj, Genxho i kërkon Hyljes që t’ia sjellë Nilyferit ilàçet kur ndodhen të gjithë në tavolinë. Para syve të tij, ai e detyron Nilyferin t’i konsùmojë sërish ato ilàçe.

Nga ana tjetër, të nesërmen Hazani shkon sërish në punë, ku takohet me Nefesin dhe Tahirin. Ajo i kërkon Tahirit që ta ndàlojë shokun e tij nga lojërat e pakùptimta që bën. Pa kuptuar se çfarë ka ndodhur kònkretísht, Hazani largohet duke lënë Nefesin dhe Tahirin të mendojnë që mes saj dhe Ferhatit po fillon diçka. Edhe Ferhati, teksa po ha mëngjesin me Fikretin, flet mbí Hazanin. Fikreti ka arritur të kuptojë që për Ferhatin, Hazani nuk është njësoj si çdo femër tjetër.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*