Lot në Detin e Zi/ Mustafa pranon dashurinë e Muratit me Nazarin

Tahir shkon pranë Fikretit për të marrë pasaportat false që ai ka përgatitur për Nefesin, Jiitin dhe Tahirin. Fikreti e dallon që ai ka diçka që nuk shkon me të dhe kërkon të dijë më me detaje, por Tahir réfuzon. Ai thotë se çdo person e ka një pròblem ose dòbësi brenda vetes për të cilën mund të bëjë gjëra pa dëshirë, ndaj më mirë të mos i dijë planet e Tahirit. Teksa qëndron aty, ai shikon ilaçet për plàgë të lëna në harrésë nga Vedati.

Nga ana tjetër, Tyrkani mundohet të bindë Xhemilin se vajza tyre ka sakrifikuar shumë për atë familje, dhe se kur ai ndodhej në bùrg, ajo hoqi dorë nga dashuria për Muratin e madje u martua me Vedatin pa dashur, vetëm që të mbronte punën e të atit. Ndonëse me lot në sy dhe dhìmbje të madhe, ai nuk pranon se ka më një vajzë me emrin Nazar dhe ia ndalon edhe Tyrkanit që të takohet me të.

Ndërsa Asija nuk ndalon së pérpjékuri për të qetësuar situatën në familjen e tyre. Ajo arrin më në fund të bindë Mustafanë se Murati po e respekton dhe po bën çfarë ka në dorë për të treguar se nuk ia shkel fjalën, por ai ndjen dashuri për Nazarin dhe nuk mund ta lërë. Mustafa aprovon lidhjen e tyre por nuk e lejon Muratin të qëndrojë në shtëpi derisa të martohen. Ai mban Nazarin dhe dërgon Muratin të flejë në zyrë.

Sakaq, Vedati largohet nga shtëpia Fikretit pavarësisht insistimeve të këtij të fundit. Ai shkon në shtëpinë e tij dhe menjëherë mbledh një grup burrash që t’i qëndrojnë besnikë, kundrejt pagesave që u jep. Vedat i premton shpërblim 500 mijë lira turke për personin që i sjell Tahirin tek këmbët, dhe 500 mijë lira për personin që i sjell Nefesin. Ndërkohë Nefesi fillon të ketë sërish màkthe në gjumë, kësaj rradhe sheh Tahirin duke u kàpur nga polìcia.

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*