Lot në Detin e Zi/ Murati dhe Tahiri zihen para Genxhos

Xhemili ndodhet në shtëpinë e tij duke konsumuar kafenë e mbrëmjes, me mendjen gjithmonë tek vajzat e tij. Pranë Xhemilit vjen e shoqja, Tyrkani. Ajo kërkon sërish të bindë Xhemilin se nuk duhet bërë martesa mes djalit të Genxhos të cilin nuk e njohin aspak, dhe Merxhanit. Ndonëse Tyrkani bërtet duke folur, Xhemili e bën atë të héshtë kur i kujton se fshati tyre është shumë i vogël dhe të gjithë e dinë mirë se Merxhani ka téntuar të vràsë veten për dashurinë e Tahirit. Ndaj, askush nuk preferon ta ketë në shtëpi. Tyrkani hésht pasi edhe ato vetë e vùajnë méntalitétin e Trazbonit.

Sakaq, në festën e ditëlindjes së Melekut, ndàhet torta dhe jepen dhuratat. Nilyferi është ofénduése ndaj Merxhanit dhe kjo e fundit làrgohet. Genxho bën sërish Melekun të ndihet në síklet duke i dhuruar varëse dhe duke ia vendosur vetë në qafë. Murati përcjell Merxhanin për në shtëpi dhe gjatë gjithë rrugës débatòjnë se si njëri po punon për Genxhon dhe tjetra po bëhet nuse në shtëpinë e tij. Debàte ka edhe mes Hazanit dhe Nilyferit, ku Nilyferi kërkon ta shikojnë Genxhon si babanë e tyre.

Ndërkohë, Tahiri telefonon Alinë për ta pyetur se çfarë ndodhi me dëshmínë që do i merrte në políci Genxhos. Ali i tregon se nuk kanë pasur mundësi t’i marrin dëshminë që ai donte. Ndaj, Tahiri niset dhe shkon vetë tek Genxhoja. E alàrmuàr, Nefesi i tregon Mustafasë dhe të dy pa ndalim telefonojnë edhe Alinë edhe Tahirin por asnjëri nuk përgjigjet. Tahiri gòdet gjithë persònelin mbròjtës për të kaluar tek Genxho. Ai i kërkon llogari për anijen e fùndosùr, por Genxho e mohon.

Nuk vònon aspak dhe në vend do mbërrijë edhe Aliu i shoqëruar nga Esmaja. Tahiri çuditet tepër kur Genxho i prezanton Hazanin si vajzën e tij të madhe. Megjithatë, Tahiri i bën atij të qartë që nuk ka nevojë për asnjë lloj prove për t’u bindur se ia ka fùndosùr anijen. Në atë moment, pranë tyre vjen edhe Murati. Tahiri pëson shokím edhe më të madh kur shikon vëllanë e tij pranë Genxhos. Ato të dy dalin jashtë për të folur dhe Tahiri i përgjërohet Muratit që të hapë sytë e të mos màshtròhet nga Genxho, por më kòt.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*