Lot në Detin e Zi/ Murat thërret Fatihun në rrugën e tij

Murati me Genxhon kalojnë sërish kohë së bashku. Sipas Muratit, Genxho nuk i detyrohet asgjë pasi ai ka bërë vetëm detyrën morale njerëzore. Megjithatë, Genxho vazhdon të shprehet se nuk dëshiron t’i mbetet askujt bòrxh. Gjatë bisedës, i lë të dijë se nëse do bëjë gjithë jetën të njëjtën punë, nuk do ketë fitim ndryshe nga ç’ka patur deri në atë moment.Ai duhet të punojë për të qenë i zoti punës, për të pasur pronësi në emër të tij, meqënëse punon gjatë gjithë kohës. Para se të largohet, Genxho i lë numrin e tij, në rast se ndërron mendje dhe dëshiron të punojnë së bashku.

Ndërsa në shtëpi, i shqétësuar për Muratin, mbërrin baba Osmani. Ai gjen prezentë Hanifenë, e cila e kishte harruar Osmanin fizikisht. Sapo merr vesh se kush është, ajo fillon të hedhë fjalë që e bëjnë të ndíhet në síklet vetë Osmanin, dhe të tjerët prezentë. Ndaj, Asija e largon atë me të mirë nga shtëpia. Më pas, pranë tyre vjen Nefesi, të cilën nënë Sanija e pyet se çfarë ka bërë me rrobat e bebes që Merxhani i dhùroi. Nefesi i tregon dhe Sanija miraton çfarë ajo ka bërë, dhe i tregon se që në vogëli, ajo ka qenë e dhénë pas Tahirit.

Para se të largohej Genxho nga Murati, ai i lë një çelës makine mbi tavolinë. Murati me sinqeritet i thotë se ka harruar çelësat, por nga përgjigjja Genxhos kupton se ai ia ka bërë dhuratë Muratit. Ky i fundit thérret Fatihun për t’u takuar, i cili shkon menjëherë i mérakosur pranë të vëllasë. Fatih mundohet ta bindë që të kthehet në shtëpi dhe se nuk ka bërë aspak mirë që ka pranuar makinën. Por, Murati dëshiron t’i tregojë anën e kundërt. Ai i përmend se sa shumë kanë punuar dhe gjithnjë janë krítíkuar, pa gëzuar një ditë të punës së tyre.

Murati i thotë Fatihut se tashmë ka ardhur koha që të dy të hapin sytë dhe të mos lejojnë më t’i trajtojnë si fëmijë.Pas takimit me Muratin, Fatih shkon sërish në punë, pranë vëllezërve të tjerë. Sapo mbërrin, ai pritet me të àshpër nga Mustafai duke e krítíkuar për vonesën, pa ditur gjë se është takuar me Muratin. Sado që me të mirë Fatihu mundohet ta ndalojë për t’i shpjeguar, Mustafa vetëm sa vjen e bëhet më i réndë dhe oféndués. Ai nuk dëgjon as Fatihun dhe as Tahirin që mundohet ta qetésojë. 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*