Lot në Detin e Zi/ Merxhani ténton sërish vetëvràsjen

Merxhani lë takim me Tahirin dhe para se të dalë nga shtëpia, merr me vete një çantë të mbushur me ilaçe. Gjatë gjithë rrugës, ajo ecën duke sjellë në mendje kujtimet që ka pasur me Tahirin, që nga fëmijëria saj. Sapo ulet të bisedojë me Tahirin, ajo fillon të kërkojë falje, pasi është e bindur se do të péndohet shumë për çdo gjë që do të thotë. Tahiri mundohet ta ngushéllojë me fjalë, por e ka shumë të vështirë të zgjedhë se çfarë duhet të thotë në këtë rast.

Ajo thotë se nuk duhet të jetë duke shprehur asgjë nga këto që po thotë, por nuk arrin dot që ta përmbajë veten. Merxhani i tregon që ai është gjithmonë në mendjen e saj dhe sado që është munduar, nuk ka arritur të bëjë diçka konkrete që ta largojë Tahirin nga mendja dhe nga zemra. Pasi ajo largohet, Tahiri telefonon Nefesin. Kjo e fundit ndodhet në shtëpi duke mësuar nga nënë Sanija se si të gatuajë. 

Ai i kërkon Nefesit t’i shkojë pranë dhe ajo niset menjëherë për tek ai. Nefesi ndihet shumë kéq për gjendjen e Merxhanit dhe pas atyre që i tregon Tahiri, ajo e telefonon pasi është e sigurtë se do tentojë vetëvràsjen. Merxhani tashmë ka pirë ilaçet, nuk i hap telefonin as nënës së saj dhe as Nefesit. Por, Nefesi dhe Tahiri arrijnë të gjejnë vendin ku ajo ndodhet. Merxhani i betohet Nefesit se është përpjékur shumë që të ndryshojë ndjenjat dhe mendimet por nuk ka arritur dot.

Ajo i kërkon falje Nefesit për çdo gjë, dhe për faktin që është ‘Merxhan’. Asaj i bie të fíkët dhe Tahiri e kap në krah për ta dërguar në spítal. Teksa ai e mban në krahë, Merxhani mendon sikur janë martuar dhe ajo është me vel e Tahiri me kostumin e dhëndrit.  Nga ana tjetër, Murati ka filluar të dalë në takime me shumë vajza, duke u munduar të gjejë të duhurën për të lídhur jetën.

 

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*