Lòt në Detin e Zi/ Merxhan shpëton familjen Kaleli

Tashmë Nefes ndodhet në bùrg, e pafuqìshme të kundërshtojë arsyen për të cilën është pràngosur, pasi nuk ka të bëjë me një shpìfje. Pranë saj fillimisht do vijë avokatja e Vedatit. Ajo i parashtron çështjen, situatën në të cilën ndodhet dhe rrezìqet që i kanòsen. Sipas saj, nëse ajo nuk pranon të bëjë çfarë i thotë Vedati, ky i fundit do dòrëzojë në pòlici prova që do vërtetojnë pàdinë e tij. Me ato prova, ajo rrézikon 5 deri në 10 vite heqje lirie. Duke tentuar t’i bëjë présion psikòlogjik, avokatja i thotë se kur të dalë nga bùrgu, nuk do ketë më aspak afrimitet me djalin e saj, dhe do kuptojë që nuk ia ka vlejtur gjithë kjo sakrificë.

Si Nefesit, ashtu edhe Tahirit i kërkohet e njëjta gjë. Ai ka shkuar për të bërë marrëveshje, për hatër të lirisë së Nefesit. Tashmë Vedat ndihet shumë i fùqishëm ndaj Tahirit. Ai i tregon dhe rikujton se sa e fortë është një marrëdhënie mes nënës dhe fëmijës së saj, dhe se një nënë kurrsesi nuk e lë fëmijën për asgjë në botë. Pasi e pyet shumë herë, Vedat i përgjigjet Tahirit kur ai e pyet se çfarë kërkon. Vedat i vendos përpara protokollin e procedurave të divòrcit. Të ndahet nga Nefesi.Irem Helvacioglu in Sen Anlat Karadeniz (2018)

Më pas, pranë Nefesit do shkojë avokate Esma. Ajo i thotë se është mëse normale që ajo të jetë në ànkth e në strés, ndaj të mos e ngarkojë veten me shumë përgjegjësi. Ajo që duhet të bëjë Nefes për momentin, sipas avokates Esma, është të ruajë qetësinë, dhe kur të vijë koha për ta marrë në pyetje, të kërkojë të rrijë në heshtje dhe të mos flasë pa prani të avokates.

Nga ana tjetër, Merxhan, me përmirësimin e shëndetit të saj, ka arritur të ndihmojë menjëherë të tjerët dhe t’i shpëtojë nga një tjetër pròblem shumë i madh. Ajo ka dëgjuar bisedën e babait të saj me Vedatin, dhe ka lajmëruar menjëherë Nazarin. Pasi mori vesh çdo detaj, Nazari telefonon Muratin. Ai e falenderon që i bëri këtë nder të madh dhe shkon të pastrojë anijen e tyre nga àrmët. Ndaj dhe pòlicia nuk arriti të gjente asgjë.Irem Helvacioglu in Sen Anlat Karadeniz (2018)

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*