Lòt në Detin e Zi/ Merxhan nuk ka asnjë provë në dorë

Esma i shpjegon situatën sërish Tahirit, i cili gjendet më i pàshpresë se të gjithë të tjerët. Ajo i bën të qartë që këtë rrallë Vedati po vepron sipas ligjeve të shtetit dhe asgjë nuk mund ta ndalë. Ndaj dhe nuk kanë çfarë të bëjnë. Ajo e di se Tahiri nuk do qëndrojë duarlìdhur, dhe të njëjtën gjë pohon edhe Tahiri dhe më pas telefonon Alinë. Ai ka ndërmend të planifikojë diçka me të.

Vedat ndodhet me Merxhanin në tryezën e ngrënies së mëngjesit. Ai i lë të dijë se edhe nëse ajo do flasë e do e padìsë Vedatin në polìci, sërish nuk do qëndrojë gjatë në bùrg, më e shumta një ditë. Ndaj dhe nuk do ia vlejë pasi nuk ka asnjë provë në dorë. Më pas do i bashkohet Jiiti me Nazarin në tryezë. Jiit nuk e do vezën që babai i ka gatuar, dhe i thotë se këtë detaj e di edhe Tahiri. Vedat névrikoset, shkapet dorën për tavolinë me furi dhe urdhëron të hajë menjëherë.

Pasi bëhet gati për të dalë, Vedatit i vihet pas Nazari. Ajo i kërkon të çojë Jiitin në shkollë e t’i kthejë normalitetin djalit. Vedat acàrohet që të gjithë në Karadeniz dëshirojnë të bëjnë rolin e héroit. Kur Nazar i thotë me bindje se nuk ia ka frìkën aspak Vedatit, ky i fundit i bën të dijë se nëse mendon që ka parë më të keqen e tij, ta dijë se ende nuk ka filluar asgjë. Për më tepër, ai i thotë se shumë shpejt do marrë çfarë i takon dhe gjithashtu çfarë do që të ketë mes Nazarit dhe tij, do mbarojë.

Tahir ka marrë Nefesin dhe e ka nxjerrë nga shtëpia për të marrë ajër e për t’u qetësuar. Ai i shpjegon shumë herë rradhazi se Jiitin do e marrin shpejt dhe do e jetojnë jetën siç gjithmonë kanë ëndërruar. Më pas, Tahirin e telefonon Aliu, i cili po pret Tahirin për planìfikimin dhe zbatimin e shpëtimit të Jiitit nga lìgësia Vedatit.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*