Lot në detin e Zi/Jiiti i jep mësim Tahirit

Ceremonia e vàrrimit të dy djemve që hùmbën jetën në anijen Kaleli u zhvillua dhe që aty, Fikreti largohet për të shkuar në një takim. Ai takohet me Genxhon, pasi së bashku bashku kanë çështje të vjetra për të diskutuar. Genxho i bën të qartë atij se nuk do e harrojë uljen që i ka bërë Tahiri duke i sùlmuar vendin me armë, në prezencë të vajzave dhe gruas. Por ka një pyetje me shumë rëndësi tashmë për Fikretin; do qëndrojë në krah të Tahirit apo në krah të Genxhos?

Ndërsa Tahiri, pas ceremonisë, u drejtua për në shkollën e djalit të tij Jiitit. Ai takohet fillimisht me Hazanin, për të cilën edhe ka shkuar aty. Tahiri nuk e lejon mësuese Hazanin që të flasë aspak, dhe vetëm e bën të ndihet shumë keq duke e konsideruar si vajzën e Genxhos. Ajo merr të shpjegohet, por më kot. Tahiri hyn në zyrën e drejtorit të shkollës, dhe pa treguar asnjë detaj, kërkon që t’i ndërrohet klasa Jiitit. 

Hazani merr vesh lajmin, dhe e déshpëruar shkon e troket në derën e Nefesit. Ajo i thotë se nuk ka prànuar àsnjëherë asnjë para që ka ardhur nga Genxho dhe se arsimimin e ka kryer me fòrcat e veta. Ndaj, nuk është e dréjtë që vetëm për faktin se është thjéshtra e tij, të dénohet duke e làrguar nga nxënësit. Ndërkohë, Jiiti ka marrë lodrat e tij dhe ka dalur në rrugë për t’i shitur. Kështu, mendon se do mund të ndíhmojë familjen e tij me para.

Nefesi dískuton me Tahirin sapo ai kthehet në shtëpi, dhe i kujton se edhe Jiiti është bír i një mònstre, i Vedatit. Nuk do ishte e dréjtë që ta pàragjýkonin për këtë. Por Jiiti në rrugë, kur ka dalur të shesë, është rastisur me shokun e tij të klasës i cili e ka dëgjuar bisedën mes Tahirit dhe drejtorit. I mérzitur, Jiiti ka shkuar në shtëpinë e mësuese Hazanit. Duke e ditur se familja do jetë në mérak, Hazani telefonon Nefesin dhe ato qétësohen.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*