Lot në Detin e Zi/ Jiiti bie në dashuri me mësuese Hazanin

Jiiti, pas një shképutjeje të gjatë, rikthéhet sërish në shkollë. Nefesi dhe Tahiri kujdésen maksimalisht që ai të ketë një përqéndrim sa më të madh dhe rezultate sa më të mira. Ditët kalojnë dhe Jiiti fillon të rritet. Ai do shprehë pëlqimin e tij të parë për një vajzë. Jiiti i rréfen Nefesit se ka rënë në dashuri me mësuesen e tij të re. Duke qeshur, ajo i tregon Tahirit për dashurinë e të birit dhe së bashku të tre dëshirojnë të takojnë mësuesen e re për të cilën Jiiti flet. Ajo është Hazani.

Ato mundohen të mësohen me idenë se do takohen shpesh me Hazanin, edhe pse i kanë uruar njëri tjetrit që të mos takohen më. Për më tepër, gjyshja Hazanit, nënë Hanifeja, shkon në konakun Kaleli. Ajo rastiset me xhaxha Osmanin me të cilin njihen prej shumë e shumë vitesh. Hanifeja fillon ta ngàcmojë atë duke e bërë të ndihet në síklet atë vetë dhe të gjithë përreth. Ajo shprehet me mbesën e saj në shtëpi, se hoxhë Osmani është shumë i pashëm dhe asaj i pëlqen.

Sakaq, Genxho ka vijuar me planet e tij gjithmonë e më théllë. Tashmë ai ka siguruar besimin e Muratit dhe e përdor atë siç dëshiron. Ai e ka marrë pranë vetes, dhe ka filluar ta ushtrojë më tepër në qitje. Murati ndihet pranë tij, si pranë të parit dhe të vetmit person i cili e vlerëson dhe nuk e ul në asnjë moment. E gjithë familja vazhdon të jetë në kërkim të Muratit, i cili është zhdùku pa u bërë i gjallë, por më kot. Ai është i vendosur të qëndrojë pranë Genxhos, duke mos e njohur fytyrën e tij të vërtetë.

Nga ana tjetër, ndodhet dashuria që kurrë nuk u bë e mundur për Merxhanin. Ndjenjat e saj për Tahirin janë mbjellur në zemrën e saj shumë e shumë vite më parë dhe gjithnjë janë ushqýer me fantazinë e Merxhanit. Ndonëse nuk ka patur shpresa me Tahirin, ajo nuk ka héqur dorë nga ai. Por, me ngjarjet e fundit, Merxhani i ka premtuar vetes se do heqë dorë përfundimisht nga Tahiri. Ajo shkon buzë detit dhe me duart e saj hédh të gjithë rrobat e mbetura të bebes, të cilat i ka punuar vetë Merxhani me idenë se do krijonte familje me Tahirin.  

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*