Lot në Detin e Zi/ Fikreti vrét Vedatin

Tahiri shkon pranë Fikretit. Ai ka marrë lirimin nga shteti dhe nuk përndíqet më, që në momentin kur Vedati tërhoqi padínë e tij në políci. Teksa ndodhet natën, duke biseduar me Fikretin, Vedat i shkon nga pas Tahirit. Ai nxjerr pabesisht àrmën, dhe me tòruan e hùmbur, merr ta vrasë duke e menduar si momentin më ideal. Fikret i kërkon me urdhërim të ulë àrmën, por Vedati nuk tërhiqet nga vendimi tij.

Duke mos i lënë asnjë zgjidhje tjetër, Fikreti qëllon Vedatin, për të shpëtuar Tahirin. Vedati bie në tokë, pa ndjenja. Lajmin e vdékjes së Vedatit e merr edhe Nefesi, e cila deri në atë moment nuk mendonte se mund të ishte ndonjëherë tërësisht e lumtur, vetëm për shkak të ekzistencës së tij. Ajo shkon në vendin ku e kanë vàrrosur, dhe i thotë se tashmë më në fund mori atë që meritonte.

 

Nga ana tjetër, dashuria mes Nazarit dhe Muratit vazhdon të jetë e ndaluar për shumicën e familjarëve të tyre. Megjithatë, ato vendosin që më e mira e mundshme e kësaj situate, është një dasëm. Familja Muratit bie dakord, por Xhemili ende i qëndron mendimit dhe vendimit të tij, aq sa nuk shkon as në dasmën e së bijës.

Sakaq, një ndryshim shumë i madh do ndodhë në konakun e Kalelive. Pas gjithë vështirësive që kalojnë, Sanija bindet për mirësinë e Nefesit. Ajo shprehet se Nefesi ka qenë e vetmja që ka vuajtur më shumë nga të gjithë, e megjithatë e ka kuptuar më së shumti nga të gjithë shqetësimin e Sanijes si nënë. Ajo i kërkon falje ne prezencë të gjithë familjes, dhe Nefes me zemrën e saj të madhe e fal.

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*