Lot në Detin e Zi/ Fikreti surprizon Nefesin me vendimin e tij

Ardhja në jetë e foshnjes së Tahirit dhe Nefesit, përveçse i ka gëzuar së tepërmi, edhe i ka lòdhur me mùngesën e gjumit. Pranë tyre, si gjithmonë ndodhet Asija, për t’i ndihmuar me çdo gjë. Ajo merr vajzën e vogël në duart e saj, për të lënë Tahirin e Nefesin të flenë më tepër. Sakaq, Genxho po bën mëngjes vetëm me Tarikun dhe Merxhanin dhe teksa pyet për Nilyferin, në shtëpinë e tij mbërrin Aliu.

Ai ka ardhur si komisar dhe jo si person i thjeshtë. Duke i rréshtuar krímet e panumërta që ai ka bërë, Aliu urdhéron që t’i vendosin pràngat. Genxho i kërkon Tarikut që ai të telefonojë avokatin e tij, por Tariku nuk do mùndohet àspak për të. Ai i gëzohet arréstimit dhe së bashku me Merxhanin, mendojnë se ku do kalojnë natën dhe ku do shëtisin. Megjithatë, Merxhani kërkon të dijë nga Tariku çéshtjen e Zejnebit.

Ai i tregon se nuk ka pasur asnjë lídhje me të, dhe as me fëmijën e saj në bark. Tashmë me làrgimin e Genxhos, çdo gjë ka ndryshuar. Ai dërgohet në komísaríat, në hyrje të të cilit e prét Nilyferi me vajzat dhe Ferhati me Fikretin. Ky i fundit, i kujton se e ka paràlàjmëruar shpesh që të mos mérrej me fëmijë e gra, por sërish e ka bërë ndàj do e pàguajë. Sipas Alisë dhe Esmasë, ai do dénohet së paku 30 vite.

Nilyferi me vajzat shkojnë tek gjyshe Hanifeja, për t’u shpërngùlur aty. Ato i tregojnë të vërtetat e shkuara në lídhje me Genxhon, gjë të cilën ajo e prét shumë réndë. Ndërsa Fikreti, troket në portën e familjes Kaleli. Ai i drejtohet Nefesit, duke i thënë se edhe nëse do i dhuronte botën, sërish nuk do ia híqte as një moment vuàjtje nga Vedati, por në dorë ka vetëm të kùjdeset për të ardhmen e Jiitit, të cilin e ka nip të vetëm. Ndàj, i lë gjithë pasurinë atij.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*