Lot në Detin e Zi/ Fikreti afron Hazanin me Ferhatin

Ferhati, duke u làrguar në atë mënyrë me Tarikun, lë në një shqétësim shumë të madh Hazanin. Duke mos ditur se çfarë të bëjë, ajo i drejtohet shtëpisë së Fikretit. Ky i fundit e prét me kënaqësi dhe mundohet t’i shpjegojë me butësi se si është Ferhati dhe se si mund të sillet me të. Pasi diskutojnë gjerë e gjatë, Fikreti i jep një mendim se ku mund të jetë në atë moment Ferhati.

Ai e shoqëron deri në vàrrezat e Trabzonit, ku ishte i sigurt se do e gjente Ferhatin, pranë vàrrit të Zejnebit. Hazani e falënderon dhe làrgohet për tek Ferhati. Ajo nuk mirëprítet nga Ferhati, madje i kërkon të làrgohet por Hazani sërish qëndron. Ajo shprehet se dëshiron t’i qëndrojë pranë, sidomos në këto momente. Me shumë insístim, Hazani i thotë se letrën që ka kujtim nga Zejnebi, do e kenë detýruar të gjòrën që ta shkruajë.

Kjo, sipas Hazanit, është diçka e ditur, pasi asnjë femër në botë, as ajo më pa kàràkter, nuk do largohej nga i dashuri duke i shkruar në letër se po e bën këtë për para. Nga ana tjetër, gjendja në shtëpinë e Genxhos vetëm sa vjen e réndohet. Tashmë edhe Nilyferit i janë hapur sytë dhe nuk mund ta durojë Genxhon. Në shtëpinë e tyre do mbërrijë Merxhani. Ajo i sjell Genxhos kartën e identitetit, për të finalizuar martesën në gjendje civile, por i kërkon ta mbàjë të fshéhtë.

Sakaq, Mustafai është në gjendje shumë të rénduar. Tahiri i ka kërkuar edhe kapitenit të anijes, Reisit, që t’i tregojë histori të ngjashme e t’i dhémbë sa më shumë. Nefesi i kërkon që ta ndàlojnë me kaq, por jo. Ndërkohë, në shtëpi mbërrijnë Jiiti dhe Ballëmi, pas shkolle. Jiiti u lë të dijë se Ballëmi ka dëgjuar ose kuptuar se prindërit e saj po ndàhen. Kjo e ka mërzítur shumë ndàj dhe nuk del nga dhoma saj.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*