Lot në Detin e Zi/ Fikret trondìt Vedatin

Nefes shkon në shtëpi, në konak, dhe mëson nga zonja Sanije se Tahiri është zhdùkur në fortunën e natës së kaluar. Ajo largohet me vrap që aty dhe shkon menjëherë tek Idrizi. Me lòt në sy dhe pothuajse pa frymë, ajo i shpjegon situatën dhe të dy së bashku dalin po në atë çast me njërën nga varkat, për të kërkuar Tahirin nëpër det. Por jo vetëm Nefesi me Idrisin, edhe Mustafa gjithashtu është bashkë me Alinë duke kërkuar për ndonjë gjùrmë nga Tahiri.

Nga ana tjetër, Fatih më në fund vjen në vete. Sapo hap sytë, ai sheh pranë tij Berrakun me Muratin. Të gëzuar pafund për reagimin e tij, Murat dhe Berrak i thojnë se është në parajsë, duke bërë lojëra me të. Por Fatih do i kërkojë Muratit të dalë që aty, pasi do që të qëndrojë vetëm me Berrakun. Murati del dhe pas pak kohësh, pranë tyre do shkojë Asija. Edhe ajo është shumë e lumtur për zgjimin e kunatit të saj, që e konsideron si vëlla. Njëlloj si Murati, edhe ajo del nga dhoma për të lënë vetëm Fatihun me vajzën për të cilën ai ndjen.

Sakaq, Nazar , me të mbërritur në shtëpi fillon t’i tregojë Vedatit si qëndrojnë punët. Ai dëshiron që fillimisht të tàllet me të duke i thënë se çfarë përfitoi që i tregoi Xhemilit se çfarë i ka bërë ai. Me shumë kënaqësi, Nazar i thotë se të paktën, fitoi të drejtën për t’u ndàrë nga ai. Por Vedat nuk e pranon këtë. Ai merr ta kércénojë por Nazar e ndalon duke i thënë të mos lodhet fare pasi nuk ia ka më aspak frikën. Megjithatë, Vedat i përsërit asaj se pa thënë ai se do ndàhen, nuk do ketë divòrc.

Një tjetër trònditje do vijë për Vedatin, por kjo do jetë më e rënda që ai ka pësuar ndonjëherë. Teksa gjendet pranë Fikretit në shtëpinë e tij, Fikret i thotë se i ngjan shumë babait të vet. Vedat shòkòhet që dikush ia përmendi babain dhe menjëherë e pyet nëse e njihte apo jo. Kështu, Fikret i tregon gjithë historinë e njohjes me babain e tij, dhe se si i kanë shkuar punët. Vedat, me zòr e merr veten pas shokut që kalon.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*