Lot në Detin e Zi/ Fikret kércënon Vedatin për të mbrojtur Nefesin

Nefesi së bashku me Jiitin kërkojnë rrugëve për punë. Ajo ka nevojë shumë të gjejë një punë ndaj të cilës të marrë një pagë, sado të vogël. Sado që telefonon mbi lajmërimet që shikon në gazetë, të gjitha vendet janë të zëna. Përveç kësaj, atyre u duhet urgjéntisht të lahen. Duke mos patur asnjë zgjidhje tjetër, Nefes me Jiitin hynë fshéhurazi në një hotel. Duke u shtirur si klientë të një dhome, ato hynë brenda dhe bëjnë dush. Vetëm kështu shpëtojnë nga kruajtjet.

Nga ana tjetër janë si gjithmonë Asije me Sanijen. Kjo e fundit pretendon se i di të gjitha më mirë se të tjerët. Ajo nuk lejon asnjë moment nusen e saj të bëjë siç di vetë me fëmijët e saj. Duke mos e duruar më, Asija telefonon Mustafanë. Ky i fundit qan hall me vëllezërit e tij të cilët i ka në zyrë. Pasi Mustafa largohet, Fatih me Muratin diskutojnë trimërinë e vëllasë së tyre, se çfarë arriti të bëjë për dashuri. Murat vajton për vete fatin e tij, që askush nuk e pranon se ai ka rënë në dashuri me Nazarin.

Sakaq, Fikreti ka marrë të birin, Vedatin, në shtëpinë e tij. Ai ndodhet i pafuqìshëm në shtrat teksa të tjerët kujdesen për të. Fikret tenton të nxisë sadopak tek ai ndjenjat e familjes, drejtësisë e të largojë mizorinë që e karakterizon. Ai i thotë se ka bërë shumë keq gjatë gjithë jetës me sjelljen e tij ndaj femrave. Kësaj rradhe duhet të ketë kujdes dhe të mos tentojë të lëndojë më Nefesin, pasi àrmët me të cilat ka bërë krìme, i ka marrë Fikreti. Me një të paditur në polìci, ai hyn në bùrg për kohë shumë të gjatë.

Në të njëjtën kohë, Nefes rikthehet në furgonin që ka gjetur me Jiitin për të qëndruar në të. Ajo shikon që dikush ka lënë pranë furgonit një batanije dhe një dyshek. Të lumtur, i marrin dhe i fusin brenda në furgon. Ato ndezìn zjàrr dhe qëndrojnë pranë njëri tjetrit. Nefes kujton gjithë kohës momentet e saj më të bukura me Tahirin. Ky i fundit ka shkuar pranë Fikretit. Para se të mbërrinte Tahiri, Fikreti u sigurua që Vedati të bënte një gjumë të gjatë, si pasojë e çajit që i dha të pinte. Tahiri merr kartën e komìsarit nga Fikreti dhe largohet. Fikret dëshiron ta pyesë diçka më tepër, por Tahir shpreh mosbesim.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*