Lot në Detin e Zi/ Fikret gòdet Vedatin

Murat nuk ndalon së fajësuari veten në koridoret e spìtalit. Ai nuk arrin ta falë veten për gjendjen ku është futur vëllai tij. Pranë Muratit qëndron Berraku. Ajo mundohet t’i thotë se kjo ishte thjesht e shkruar dhe nuk ka përse ta ngarkojë veten në këtë mënyrë. Pranë tyre do shkojë menjëherë Tahiri me Nefesin. Ato qëndrojnë aty si forcë për njëri tjetrin deri në një lajm të dytë nga doktorët, për gjendjen e Fatihut.

Nga spìtali, Tahiri do largohet me të shpejtë. Ali përpiqet që ta ndalojë pasi e di se punët do shkojnë keq me gjithë atë mllef të ndezur si zjàrr brenda tij. Por më kot. Tahiri niset për të shkuar tek Vedati, pa e ditur se pas tij ndodhet Ali duke e ndjékur, për ta mbrojtur. Nefes e shqetësuar telefonon Tahirin por ai nuk i përgjigjet. Më pas telefonon Alinë, i cili e qetëson duke i thënë se i është vënë nga pas.Image result for sen anlat karadeniz 32

Nga ana tjetër, Fikret po i jep një mësim të mirë Vedatit. Ndonëse ky i fundit nuk e di se çfarë ka ngjarë në shtëpinë e tij, shkon pranë Fikretit për të folur me të. Ai i thotë se së fundmi, Nazar po e mërzit shumë atë. Duke qenë se mërzitjet janë kthyer në një rutinë të përditshme dhe ajo nuk e di vendin e saj, edhe Vedat ia ka treguar vendin, duke e rràhur. Fikret, me gjithë fòrcë e zemërim, i mëshon shùplakë në fytyrë, duke e pyetur se ku e ka tashmë burrërinë.

Më pas, Fikreti i jep àrmën e tij në dorë. Ai i thotë se ka të drejtë t’ia marrë jetën, nëse kjo do e bëjë të ndihet burrë, dhe i lajmëron të gjithë punëtorët e tij se nëse ai e vrét, do e lejojnë të largohet , pa i bërë asnjë dém. Por Vedat nuk e qëllon, dhe largohet me gjithë nérvòzizmin e tij. Sakaq, Xhemili ka shkuar pranë vajzave, të cilat i ka në gjendje të mjéruar nga ligësitë e Vedatit. Ai e pyet nëse ka qenë Vedati ai që e ka vàrur. Pohimi i Merxhanit do mjaftojë për Xhemilin.Image result for sen anlat karadeniz 32

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*