Lot në Detin e Zi/ Ali zbùlon një pjesë prej të vërtetës

Hazani, e nevríkosur jashtë mase për largimin e paprítur të së motrës, shkon të kërkojë llogari nga nëna saj Nilyferi. Mes tyre lind një zénkë shumë e madhe pasi Hazani kritikon ashpër të ëmën për moskujdesje ndaj Melekut. Bisedën e tyre e përgjon pas derës Tariku, derisa Genxho e largon që aty. Sipas Nilyferit, Hazani i ka bràktísur ato të dyja në momentet më të vështíra.

Ndërkohë, Ali dhe Tahir mbesin vetëm me njëri tjetrin në oborr, pas ngrénies së mëngjesit. Nefesi lumturohet dhe dashurohet sërish me Tahirin kur e dëgjon atë teksa mundohet të bíndë Alinë se fëmijët janë bekimi më i madh që mund të kenë dhe duhet të provojnë për një të tillë sa më shpejt.

Më pas,Ferhati telefonon Tahirin për t’i treguar çështjen e Melekut dhe për të kërkuar ndihmë nga ai. Për fatin e mirë të Ferhatit, Ali është ende në Trabzon dhe mund t’u shërbejë me pozicionin e punës që ka. Të tre së bashku mbërrijnë në shtëpinë e Genxhos, me sirenat e polícísë. Duke mos ditur gjë për Melekun, Genxho làrgohet dhe i lë të rinjtë në shtëpinë e tij.

Ato hynë menjëherë në kompjuterin e Melekut, nga ku zbùlojnë bisedat me të panjohurin. Ali u tregon se këtë rast e ndeshin shpesh dhe mund të jetë shumë gjë e rrezíkshme për Melekun. Sakaq, Tariku me Merxhanin ndodhen në mal, duke biseduar. Merxhani i del sërish jashtë parashikimeve, duke i shpuar gomat e makinës me armë, për ta detyruar Tarikun të kthéhet në këmbë.  

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*